|
Studentët vizitojnë Komisionin Europian në Bruksel

Në kuadër të aktivitetit të përbashkët studentor, një grup prej 45 studentësh të Universitetit ILIRIA së bashku me studentë të Universitetit të Europës Juglindore bënë një vizitë disaditore në Komisionin Europian në Bruksel.
Qëllimi i vizitës ishte të njoftojë studentët në mënyrë të drejtpërdrejtë me punën e institucioneve të BE-së në përgjithësi dhe atë të Komisionit Europian në veçanti. Trajnimi gjithashtu synon të sqarojë objektivat dhe qëllimet e proceseve të integrimit në BE dhe politikave të saja. |
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
Universiteti Mbretëror ILIRIA në bashkëpunim me komunitetin shkencor, si vazhdimësi e aktiviteteve akademiko-shkencore, organizoi konferencën shkencore ndërkombëtare "Iliria dhe Ilirët".
Në këtë eveniment të madh shkencor morën pjesë historianë, arkeologë, studiues dhe ekspertë ndërkombëtarë të ilirologjisë nga rajoni dhe nga të gjitha trevat shqiptare. Në këtë aktivitet shkencor, kumtesat e tyre i paraqitën edhe studiues të njohur nga Kroacia, Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Greqia dhe Gjermania.
Kjo konferencë u nderua edhe me pjesëmarrjen e ilirologut të njohur arbëresh me renome ndërkombëtare, Akademik Aleksandër Stipçeviq. |
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
Universiteti Mbretëror ILIRIA, me rastin e 1 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, me datë 16 shkurt 2009, organizoi Konferencën Shkencore me temë:
KOSOVA – NJË VIT SHTET I PAVARUR
Kjo konference pati edhe edhe karakter solemn duke qenë se u zhvillua në vigjilje të Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Në të morën pjesë dhe referuan punonjës shkencorë të Universitetit Mbretëror ILIRIA, përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe personalitete të shquar të fushave të ndryshme nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria, ku u diskutua lidhur me këtë moment të rëndësishëm të historisë së shtetit më të ri në hartën botërore. |
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
|
|
<< Fillim < E mėrparshme 1 2 3 4 5 Tjetra > Fund >>
|
| Rezultatet 1 - 4 nga 17 |