p
Impresione
6.jpg
MENU KRYESORE

Advertisement

Advertisement

Advertisement

 

 

 

 

 

 

 

 

Alumni
Klubi ILIRIA   

Klubi ILIRIA është një strukturë e atashuar në Universitetin Mbretëror ILIRIA, e cila ndërton dhe mirëmban  marrëdhënie afatgjata dhe të ndërsjellta ndërmjet studentëve, të diplomuarve dhe miqve të Universitetit. Ky klub në aktivitetin e tij përqendrohet në gjetjen e formave dhe mjeteve për t’i shërbyer të gjithë atyre, që kanë të bëjnë ose kanë pasur të bëjnë në kohë dhe në hapësirë me Universitetin Mbretëror ILIRIA.

Më konkretisht, Klubi ILIRIA ndihmon dhe krijon kushte të favorshme për realizimin sa më të mirë të filozofisë, vlerave dhe qëllimeve të Universitetit Mbretëror ILIRIA. Ky klub u vjen në ndihmë të gjithë anëtarëve të tij, duke ofruar asistencë të llojeve të ndryshme dhe të fushave të ndryshme. Klubi ILIRIA punon për zgjerimin e bazës financiare të Universitetit, duke kanalizuar në mënyrë efektive dhe transparente donacionet e ndryshme, fondet e ndryshme për hulumtime. Një tjetër aktivitet i klubit është edhe lobimi për projekte të caktuara në interes të studentëve dhe profesoratit të Universitetit Mbretëror ILIRIA. Klubi ILIRIA lobon për donacione, që kanë të bëjnë me aktivitete të organizuara nga Universiteti, të cilat kanë një dobi shoqërore dhe që shkojnë përtej kufijve akademike dhe universitare. Klubi promovon, mundëson dhe realizon dhënien e bursave për studentët në bazë të donacioneve të mbledhura si nga anëtarët e tij, ashtu edhe financimeve nga organizata, kompani apo individë të ndryshëm, dashamirë dhe mbështetës të arsimit cilësor kombëtar.

Duke ndjekur me kujdes dhe njohur zhvillimet shoqërore në Kosovë, vecanërisht ato që kanë të bëjnë me arsimin, Klubi ILIRIA është një strukturë gjithashtu këshillëdhënëse për stafin menaxhues të Universitetit Mbretëror ILIRIA. Klubi ILIRIA organizon gjithashtu aktivetete me karakter kulturor, të cilat janë të lidhura në një mënyrë ose në një tjetër me Universitetin Mbretëror ILIRIA. Këto aktivitete mund të kenë si qëllim edhe njohjen më të mirë të publikut me jetën universitare, sociale dhe kulturore, që zhvillohet brenda Universitetit Mbretëror ILIRIA, duke plotësuar kështu një nga kushtet më të rëndësishme të një universiteti, i cili ka të bëjë me informimin transparent të opinionit të gjerë.

Klubi ILIRIA është një adresë e saktë për cdo njeri, që mendon se mund të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të Universitetit Mbretëror ILIRIA. Prandaj, cdo njeri i tille, është i mirëseardhur për ta dhënë këtë kontribut.


 
Lajme Flash
Konkurs master 2010-2011

KONKURS
MASTER

 
Lajmet e fundit
Kush ėshtė online
Momentalisht janė 5 vizitorė online
Advertisement
Advertisement