p
Impresione
8.jpg
MENU KRYESORE

Advertisement

Advertisement

Advertisement

 

 

 

 

 

 

 

 

Faqja Kryesore
Pse ILIRIA? Prestigj dhe kualitet PDF Printoni E-mail
Universiteti ILIRIA, i njohur nga publiku si institucioni më cilësor i arsimit të lartë në Kosovë, Ju ofron një diplomë prestigjioze universitare. Ky prestigj dhe cilësi bazohen në një gërshetim të përsosur midis planprogrameve bashkëkohore, procesit mësimor me në qendër studentin dhe punës praktike në terren. Gjithashtu, Universiteti ILIRIA ofron kushte tepër komode studimi, ku spikatin teknologjia më e fundit mësimore dhe didaktike, biblioteka, biblioteka elektronike, interneti dhe intraneti, objekte me hapësirë dhe dritë, salla leximi, vende pushimi, etj.

Universiteti ILIRIA ka treguar të jetë shumë përzgjedhës në angazhimin e stafit akademik. Kjo ka rezultuar në ngritjen e ndjeshme të nivelit akademik, kulturor dhe personal të studentëve tanë.

Përveç arritjeve të lartpërmendura, Universiteti ILIRIA është krenar të vërë në dijeni publikun se ky universitet është i përkrahur nga Rozafa Education Fund (SHBA). Ka kurse pa pagesë (gjuhë angleze, matematikë, kontabilitetet, etj). Ka memorandume mirëkuptimi me MEF, OEK, AKB, TK. Ka marrëveshje bashkëpunimi me UP, UE dhe universitete të tjera rajonale. Boton revistën dhe gazetën e Universitetit ILIRIA. Ka vënë Radio Plusin në shërbim të studentëve. Ka hapur shkollën e vallëzimit modern & klasik pa pagesë për studentët. Ka në gjirin e vet mbi 70 doktorë shkencash. Është i inkuadruar në EUROPEN. Posedon bibliotekën e veçantë të botimeve ILIRIA. Pajis studentët e tij me kartela ndërkombëtare studentore identifikimi të njohura nga UNESCO. Organizon çdo vit për studentët e tij programin për punë sezonale në SHBA. Student Exchange program dhe Ekskursion në Evropë.

Ju ftojmë që të vizitoni Universitetin ILIRIA çdo ditë nga ora 9:00, për t’u njohur personalisht me stafin akademik dhe atë administrativ, kushtet e studimit dhe procesin cilësor mësimor që ofrojmë ne. Për këtë qëllim, është përgatitur një prezantim shterues për Universitetin ILIRIA, por stafi ynë do të jetë i gatshëm edhe t’u përgjigjet çfarëdolloj pyetjesh në lidhje me Komunitetin ILIRIA.

 

 
Lajme Flash
Konkurs master 2010-2011

KONKURS
MASTER

 
Lajmet e fundit
Kush ėshtė online
Momentalisht janė 74 vizitorė online
Advertisement
Advertisement