p
Impresione
1.jpg
MENU KRYESORE

Advertisement

Advertisement

Advertisement

 

 

 

 

 

 

 

 

Faqja Kryesore
Vizitė e studentėve nė Bruksel PDF Printoni E-mail

Në kuadër të aktivitetit të përbashkët studentor, një grup prej 45 studentësh të Universitetit ILIRIA së bashku me studentë të Universitetit të Europës Juglindore bënë një vizitë disaditore në Komisionin Europian në Bruksel.

Qëllimi i vizitës ishte të njoftojë studentët në mënyrë të drejtpërdrejtë me punën e institucioneve të BE-së në përgjithësi dhe atë të Komisionit Europian në veçanti. Trajnimi gjithashtu synon të sqarojë objektivat dhe qëllimet e proceseve të integrimit në BE dhe politikave të saja.


Studentët u pritën nga znj. Erika Zuderell, përfaqësuese e Komisionit Europian nga drejtorati për Arsim dhe Kulturë, ndërsa më pas për ta u mbajtën edhe disa ligjerata me temë: “Roli dhe Funksioni i Institucioneve Europiane” nga z. Jo Vendercappellen, “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Unionin Europian me fokus të vecantë në Kosovën” nga z.Stefano Dotto dhe z. Per Ibold etj.

Më pas studentët në kuadër të programit bënë vizita edhe në Parlamentin Europian si dhe institucione të shumta të rëndësishme të Unionit Europian në Bruksel.

 

 
Lajme Flash
Konkurs master 2010-2011

KONKURS
MASTER

 
Lajmet e fundit
Kush ėshtė online
Momentalisht janė 17 vizitorė online
Advertisement
Advertisement