|
a) Bordi i Universitetit Mbretëror ILIRIA Lartësia e Tij Mbretërore, Princ Leka II, Anëtar Nderi i Bordit të Universitetit Mbretëror ILIRIA Universiteti Mbretëror ILIRIA udhëhiqet nga Bordi i Universitetit. Bordi i UMI-së miraton politikat akademike, menaxheriale dhe partneritetet e Universitetit Mbretëror ILIRIA. Anëtarët e Bordit luajnë gjithashtu një rol ambasadorial në mbështetje të Universitetit Mbretëror ILIRIA. Pjesë e këtij Bordi janë personalitete akademike me një kontribut të shquar në zhvillimet arsimore, shkencore dhe kombëtare. Kryetar i Bordit të Universitetit Mbretëror ILIRIA është Dr. Pajazit Nushi, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Kosovës. Anëtarë të Bordit janë: 1. Prof. Dr. Janusz Szyrmer, SHBA 2. Prof. Dr. Zejnullah Gruda 3. Prof. Dr. Moshe Landsman 4. Prof. Dr. Jerry Kovacs 5. Mr. Ibrahim Gashi
b) Rektorati i Universitetit Mbretëror ILIRIA Rektorati i Universitetit Mbretëror ILIRIA është organi ekzekutiv i këtij institucioni. Ai ndjek Rektorati i Universitetit Mbretëror ILIRIA përbëhet nga Rektori, Prorektori dhe Këshilli i Dekanëve. Rektor i Universitetit Mbretëror ILIRIA është Prof. Dr. Mixhait Reçi. Rektori Reçi ka një përvojë afro 30 vjeçare si profesor në arsimin e lartë në Kosovë. Në CV-në e tij profesionale dhe menaxheriale përfshihet, ndër të tjera, edhe përvoja si bashkëthemelues dhe Dekan i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tetovës për rreth 6 vite. Rektori Reçi është një ndër personalitetet më dinamike, novatore dhe profesionale në mjedisin akademik në Kosovë. Ai është anëtar i Grupit Promovues të Bolonjës, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) të Kosovës.
|