p
Impresione
9.jpg
MENU KRYESORE

Advertisement

Advertisement

Advertisement

 

 

 

 

 

 

 

 

Faqja Kryesore
Banka, Financa dhe Kontabilitet PDF Printoni E-mail

FAKULTETI EKONOMIK

Banka, financa dhe kontabilitet

Departamenti Banka, Financa dhe Kontabilitet, do të pregadisë ekspertë - profil të ekonomistëve që momentalisht janë kuadro deficitare për Kosovën, pasi aktualisht ka pak kuadro të cilat janë aftësuar të aplikojnë standardet ndërkombëtare të raportimeve financiare nga lëmia e kontabilitetit si dhe të menaxhojnë drejtë me financa dhe me sistemin bankar në kushtet e ekonomisë së tregut.  

Ky departament aftëson studentët e Fakultetit Ekonomik nga fusha e financave, bankave, sigurimeve, buxhetit, doganave, marrëdhënieve financiare ndërkombëtare, bursave dhe afarizmi me letrat me vlerë, kontabilitet dhe udhëheqjes së kontabilitetit me kompjuter. 

Ky department krijon kuadra të afta që do të dijnë të kryejnë detyrën e auditorit, për të bërë auditimin e brendshëm ashtu edhe atë të jashtëm. Përkatësisht, këto kuadro shumë lehtë mund të licencohen edhe për detyrën e auditorit të jashtë.  

Studentët do të aftësohen për të shkruar, përkatësisht të dijnë drejtë të prezantojnë situatën financiare të ndërmarrjes, të përpilojnë pasqyrat financiare, të lexojnë në mënyrë profesionale pasqyrat financiare, të prezantojnë situatën ekzistuese ekonomike, apo rezultatet e arritura në bazë të analizave të ndryshme ekonomike. Kandidatët do të mund ta prezantojnë në formën më të mirë të shkruar ecuritë e afarizmit apo ecuri të tjera, aftësi kjo e cila mungon te kuadrot të cilët kanë kryer studimet e kësaj natyre.  

Kandidatët e diplomuar në këtë Departament do të bëhen ekspertë nga nga këto fusha dhe mund të japin kontributin e tyre si ekspert në institucionet shtetërore, banka, kompani të sigurimeve, dogana, institucione të auditimit, ne Institucionet Vetëqeverisësë të Republikës së Kosovës (Buxhet, Thesar, Administratën Tatimore, etj.), në ndërmarrjet private, në përfaqësitë e kompanive të huaja, institucione të ndryshme ekonomike, në komuna, në bursa, etj.

 

 
Lajme Flash
Konkurs pėr regjistrim Niveli 4&5

KONKURS
Për regjistrimin e studentëve në nivelin 4 dhe 5 sipas EQF
në vitin akademik 2009-2010 në programet e akredituara


(Për regjistrim në nivelin 4 nuk është i domosdoshëm provimi kombëtar i maturës)

 
Lajmet e fundit
Kush ėshtė online
Momentalisht janė 5 vizitorė online
Advertisement
Advertisement