p
Impresione
4.jpg
MENU KRYESORE

Advertisement

Advertisement

Advertisement

 

 

 

 

 

 

 

 

Faqja Kryesore arrow Programet arrow Bachelor arrow Menaxhment/Informatikė
Menaxhimet dhe Informatikė PDF Printoni E-mail

PROGRAMI BACHELOR
MENAXHMENT DHE INFORMATIKË

Kohëzgjatja:  3 vite
ECTS:  180


Fakulteti i Menaxhmentit dhe Informatikës ofron njohuri bashkëkohore teorike dhe praktike nga fusha e menaxhmentit dhe informatikës të nevojshme për të qeverisur bizneset, shërbimet publike dhe institucionet e një spektri të gjerë.
Programi  i këtij fakulteti ofron mundësi që studentët të pajisen me dije dhe shkathtësi sipas dimensioneve të përparuara të ekonomisë së tregut. Dija e ofruar nga fusha e menaxhmentit dhe informatikës do tju mundësojë studentëve që ato vetë të aplikojnë njohurit nga informatika për menaxhim sa më të efektshëm.
Aftësimi i studentëve në laborator kompjuterik do tju ofroj mundësi studentëve që të fitojnë shkathtësitë e nevojshme praktike.
Studentët do të fitojnë shkallë të lartë të njohurive nga: menaxhmenti, financat, analizat makroekonomike, mikroekonomia, aftësi të të shkruarit dhe të shprehurit të njohurive, menaxhimi me resurset humane, menaxhim të bazave të të dhënave, njohuri për biznesin ndërkombëtar dhe fusha tjera që mundësojnë kompletimin e njohurive për të menaxhuar në një spektër të gjërë në një nivel mjaft të avansuar.
Lidhja e fortë e njohurive teorike me aftësimin e tyre në praktikë është bazë e punës së këtij fakulteti. Përkatësisht, studentët do të jenë të aftë që të dijnë të menaxhojnë me sukses në kushtet e ekonomisë së tregut duke ditur që të përshtasin veprimet e tyre menaxhuese karshi kërkesave dhe specifikave që ndodhen në Kosovë.  Ndërkaq, aftësitë e fituara nga lëmia e informatikës do të ngrisë nivelin menaxhues të studentëve në një shkallë shumë më të lartë.
Me njohuritë e fituara në këtë fakultet, studentët do të aftësohen për të punuar me sukses: në aktivitetet biznesore, në menaxhimin e sistemeve informatike, në menaxhim të ndërmarrjeve private dhe publike, në menaxhim të bankave, institucioneve publike, aftësime nga lëmia e informatikës e sidomos nga lëmia e programimit, punë në institute kërkimore, institute për consalting dhe shërbime të ndryshme mbështetëse të biznesit.

VITI I PARË
Lëndët e obligueshme
1 Makroekonomia I   
2 Mikroekonomia I   
3 Kontabiliteti   
4 Statistika   
5 Matematika   
6 Bazat e Informatikës   
7 Gjuha angleze I   
 
Lëndët zgjedhore (dy  nga lëndët e mëposhtme)
8 E drejta biznesore   
9 E drejta biznesore ndërkombëtare   
10 Sociologjia   
11 Menaxhimi i prezantimit medial   
12 Ekonomia e resurseve   
13 Shkrimi akademik I   
14 Psikologjia   
15 Lëndë opcionale   
 
 
VITI I DYTË
    
    
Lëndët e obligueshme
1 Menaxhment   
2 Menaxhimi i biznesit të vogël dhe i mesëm   
3 Informatika e biznesit   
4 Marketing   
5 Menaxhimi i resurseve humane   
 
Lëndët zgjedhore (katër  nga lëndët e mëposhtme)
6 Makroekonomia II   
7 Biznes ndërkombëtar   
8 Shkrim akademik II   
9 Kërkime operacionale   
10 Kontabiliteti i menaxhmentit   
11 Mikroekonomia II   
12 Gjuha angleze II   
13 Paraja dhe financat   
14 Ndërmarrësia   
15 Projektimi i bazës së të dhënave   
16 Lëndë opcionale   

VITI I TRETË
    
    
Lëndët e obligueshme
1 Menaxhment strategjik   
2 Menaxhimi i bazave të të dhënave   
3 Menaxhimi i projekteve   
4 Teoria dhe metodat e vendosjes në biznes   
5 Menaxhment financiar   
6 Punimi i diplomës & puna praktike  
 
Lëndët zgjedhore (tre  nga lëndët e mëposhtme)
7 Etika në biznes   
8 Projektimi i sistemeve informative   
9 Menaxhmenti i bankave   
10 Marketingu ndërkombëtar   
11 Menaxhimi i prodhimit   
12 Menaxhment shëndetësor   
13 Ekonomia e tranzicionit   
14 Biznesi elektronik   
15 Lëndë opcionale   

 

 
Lajme Flash
Konkurs master 2010-2011

KONKURS
MASTER

 
Lajmet e fundit
Kush ėshtė online
Momentalisht janė 4 vizitorė online
Advertisement
Advertisement