p
Impresione
1.jpg
MENU KRYESORE

Advertisement

Advertisement

Advertisement

 

 

 

 

 

 

 

 

Kriminalistikė PDF Printoni E-mail

Kriminalistikë

 

Programi mësimor i shkencave kriminalistike në drejtimin përkatës të fakultetit juridik e ka kuptimin e zgjerimit dhe thellimit, respektivisht diferencimit të arsimimit në kuadër të procesit mësimor të studimeve juridike. Për programin mësimor është e rëndësishme edhe dimensioni didaktik i rradhitjes (strukturës) të programit mësimor. Këtu duhet dalluar programin e përgjithshëm dhe programin e specializuar. Pra në fakultetin juridik të Universitetit Mbreteror ILIRIA, drejtimi i përgjithshëm dhe ai kriminalistik përfshijnë tërësinë e programeve mësimore për aftësimin dhe arsimimin e studentëve në fushën juridike në përgjithësi dhe në fushën e specializuar të juristit-kriminalistit në veçanti. Ky program arsimor zhvillohet me anë të publikimeve të veçanta, orëve praktikë në institucione gjegjëse dhe procesin e ligjerimit me mjete dhe metoda bashkëkohore në arsimimin e lartë. Vetë koncepti i studimeve në fakultetin juridik-drejtimi i kriminalistikës është bashkëkohor dhe i mbështetur në shumë programe mësimore të institucioneve të ngjashme që tani funksionojnë në botë. Në këtë institucion të arsimimit të lartë mësohen lëndët themelore qëllimi i së cilave është fitimi global dhe i përgjithshëm i njohurive mbi shkencat e caktuara, proceset e njohurive shkencore dhe arsimimi i kuptimit themelor të kriminalistikës dhe të shkencave kriminalistike. Të fitohet arsimimi fillestar në këtë fushë, dhe më tej në vitet e ardhshme, varësisht nga afinitetet e shprehura të studiuesve në njërin apo drejtimin tjetër, studentët që kanë vendosur ta zgjedhin drejtimin e shkencave të kriminalistikës fitojnë shkallën më të lartë të specializimit dhe profesionalizmit të punonjësve të kriminalistikë.  

 Duke vlerësuar si të domosdoshme hapjen e drejtimit kriminalistik në fakultetin juridik të Universitetit Mbreteror ILIRIA, plani dhe programi mësimor për këtë çështje është perpiluar ashtuqë ofron njohuri të gjëra teorike nga shumë fusha shkencore dhe njëherësh aftëson për punë praktike në fushën e përcaktuar të studimit. Programi kryesisht përputhet me programe mësimore të institucioneve të orientimit të ngjashëm ose tërësisht të njejtë të Universiteteve në Evropë dhe në botë. Plani dhe programi mësimor për drejtimin e kriminalistikës të këtij fakulteti është konceptuar në mënyrë bashkëkohore dhe të aplikueshme. Veprimtaria pedagogjike arsimore dhe shkencore, hulumtuese dhe mësimore në këtë drejtim të fakultetit juridik kupton edukimin për arsimimin e profilit të kriminalistit (jurist-kriminalist i diplomuar) në gjashtë semestra (tri vite). 

 

 

Fakulteti Juridik – Drejtimi i Kriminalistikës

Fakulteti Juridik- drejtimi i Kriminalistikës është themeluar ne vitin 2002 dhe është i licencuar nga MASHK.

Në Fakultetin Juridik – drejtimi i Kriminalistikës studentët që përfundojnë studimet bachelor marrin thirrjen Jurist – kriminalist për punë në polici gjyqësore, polici kriminale, në drejtësi administrative dhe fusha të ngjajshme.

Studimet në Fakultetin Juridik – drejtimi i Kriminalistikës zhvillohen në bazë të literaturës së autorëve të mirënjohur vendor në gjuhën shqipe si dhe atyre të përkthyera nga gjuha angleze dhe gjermane.

 Në Fakultetin Jurdik – drejtimi i  Kriminalistikës janë të angazhuar personeli më i shquar akademik i kësaj fushe në Kosovë,  ndër të cilët Dr. Sc. Vesel Latifi prof.ordinar, Prof. Hazir Kelmendi eksperti i nbjohur në teknikën kriminalistike, pastaj Profesorë që jane nga Universitetet më të njohura Europiane siq është Prof. Dr. Thomas Feltes M.A nga Universiteti Ruhr të Bochumit të Gjermanisë, i cili që nga fillimi i vitit 2007 ka mbajtur ligjeratë për studentët e UMI dhe studentët që kanë arritur  rezultate pozitive gjate provimit jane certifikuar me deftesa internacionale me ECTS kredi te pranuara nderkombetarisht. Bashkëpunëtor shkencor me Prof.dr. Vesel Latifin dhe  me Prof. Dr Thomas Feltes është i kyqur Mr. Sc. Islam Qerimi i specializuar në Universitetin Ruhr te Bochumit, në fushën e kriminologjisë, politikës kriminale dhe shkencave policore.

Universiteti Mbretëror Iliria me 17.05. 2008 ka arritur nënshkrimin e marrëveshjes se bashkepunimit me Ruhr-Universitetin e Bochumit. Kjo marreveshje parasheh që ne çdo semester një numër i studentëve qe studiojnë ne UMI kanë te drejtë të studiojnë në Ruhr-Universitetin e Bochumit si dhe një numër i studentëve të Bochumit të studiojnë në Universitetin Mbretëror Iliria. Në këtë marrëveshje është paraparë që literatura aktuale universitare, që është objekt studimi për studentët gjermanë të perkthehet në gjuhën shqipe, pasi qe kemi te drejtën e huazuar autoriale nga autoret më të njohur shkencore gjermane. Gjatë studimeve respektivisht semestrit të ardhshem dimeror 2008 do te kemi në sallat tona profesorët më të njohur nga fushat kriminale si nga SHBA-të, Kanadaja, Hungaria, Britania e madhe dhe shtetet tjera të Amerikes Latine etj.

Fakulteti Juridik –drejtimi i Kriminalistikës ka bashkepunim të ngushtë me të gjitha institucionet e Kosovës e sidomos me SHPK dhe TMK.

Fakulteti Juridik -drejtimi i Kriminalistikës ka një bashkepunim të ngushte sidomos me Institutin e Policisë Shkencore të Shqiperise në Tiranë. Studentët e Fakultetit të Kriminalistikës ne çdo semester si shtesë të orëve praktike-laborotorike ne fushën forenzike ndjekin për së afërmi edhe aktivitetin e kësaj policie në menyrë direkte duke u angazhuar që vetë të jenë bartës të këtyre roleve për të krijuar aftësi profesionale në të gjitha lëminjët që mësohen në kuadër te planprogramit në Universitetin Mbretëror Iliria në Prishtinë. Në fund të trajnimeve nga ekspertët më të njohur të Institutit të Policisë shkencore të Republikës së Shqipërisë studentët e UMI çertifikohen me Dëftesa nga ky Institut .

Studentet e UMI Iliria gjatë studimeve përpos studimeve teorike me profesorët e njohur në fushat e Kriminalistikes ata kane mundesinë që në laboratorin e kriminalistikës në UMI të zhvillojnë dhe përforcojnë aftesitë e tyre në përgatitjen e tyre profesionale praktike në nderrnarrjen e hapave të rendesishëm në zbulimin e gjurmëve, vepres penale, identifikimin e kryersit të veprës penale si dhe preventiven dhe luftën kundër krimit. Laboratori i Kriminalistikës është i pajisur me mjetet më moderne nga fushat e forenzikës kriminalistike.

Studentët gjatë studimeve në këtë Fakultet për të përforcuar hulumtimet e tyre shkencore kriminalistike bëjnë edhe observimin nëpër  qendrat  e sherbimeve korrektuese te Kosoves. Ne mes UMI dhe Qendres sesherbimit korrektues në Lypjan ekziston një bashkepunim i ngushtë. Studentët e Fakultetit të Kriminalistikës vizitojnë këtë shtëpi korrektuese si dhe për nga afërsia bëjnë observimin e delikuentëve që kanë kryer vepra penale, si dhe njoftohen për kushtet dhe mënyrat e jetesës në këto burgje. Për këto të dhëna perkujdeset stafi udhëheqës i kësaj shtëpie korrektuese.

Studentët e Fakultetit të Kriminalistikës gjatë përgatitjes së tyre profesionale bëjnë edhe improvizime të rasteve në teren. Studentet nen perkujdesjen e udheheqësit të ketij Instituti Islam Qerimi si dhe në bashkepunim me Ekspertin e teknikës kriminalistike Hazir Kelmendi kanë bërë edhe improvizime të ndryshme nga fusha e Kriminalsitikës. Këta studentë kanë bërë improvizime të vrasjeve, vjedhjeve, identifikimit te kryersve te veprave kriminale etj. Studentet bëjne ushtrime që nga informimi per kryerjen e vepres penale, marrjen e provave e deri te shpallja e aktëgjykimit.

Studentet e Fakultetit Juridik - drejtimi i Kriminalistikës përpos këtyre aktiviteteve marrin pjesë edhe në orët praktike nga lënda e ballistikes kriminalistike. Keta vete kane rastin te gjuajne me armet që janë mjet i kryerjes së veprës penale. Këta munden vetë  të vërtetojne mënyrat se ne çfare pozite ka hyrë plumbi në viktimë dhe daljen e tij. Nga kjo vertetohet edhe cila ishte distanca dhe pozicioni i gjuajtjes së kryersit të veprës penale në viktimë.

Plani mësimor - Juridik Kriminalistikë

 

 
Lajme Flash
Konkurs pėr regjistrim Niveli 4&5

KONKURS
Për regjistrimin e studentëve në nivelin 4 dhe 5 sipas EQF
në vitin akademik 2009-2010 në programet e akredituara


(Për regjistrim në nivelin 4 nuk është i domosdoshëm provimi kombëtar i maturës)

 
Lajmet e fundit
Kush ėshtė online
Momentalisht janė 20 vizitorė online
Advertisement
Advertisement