p
Impresione
1.jpg
MENU KRYESORE

Advertisement

Advertisement

Advertisement

 

 

 

 

 

 

 

 

Marrėdhėnie ndėrkombėtare dhe diplomaci PDF Printoni E-mail
Departamenti i shkencave politike trajton profesionalisht një fushë shumë të rëndësishme të dijes, e cila është e lidhur ngushtë me zhvillimin e mendimit dhe filozofinë politike, me mendimin politik bashkëkohor dhe politikën krahasuese, me teorinë dhe praktikën e shtetit dhe të institucioneve politikbërëse. Studimet universitare në degën që ky departament drejton, si rregull zgjasin tre vjet. Përmes këtij drejtimi studimesh synohet përgatitja e specialistëve të nivelit universitar në shkencat politike, që të jenë të aftë të njohin shkencat politike në tërësi, për të punuar në sektorin e shoqërisë civile, në media, në organizmat politike, specialistë në administratës publike në të gjithë sektorët e saj lidhur me çështjet politike. Gjithashtu të diplomuarit në këtë fushë janë të aftë për studimeve dhe kërkime fillestare në fushën e shkencave politike. Duke qenë i orientuar nga parimet e Deklaratës së Bolonjës, departamenti ofron mundësinë, që në përfundimin të tri viteve akademike studenti të ketë grumbulluar 180 kreditet e nevojshme për të marrë diplomën universitare: 

OBJEKTIVAT

Fakulteti synon që t’u mundësojë studentëve të tij të thellojnë njohuritë e tyre për Shkencat Politike dhe marrëdhëniet e këtyre fushave me pjesën tjetër të shkencave humane dhe kjo do të ndihmojë fakultetin, që të arrijë këto objektiva kryesore:

1.       Të përgatisë dhe kualifikojë të diplomuarit, që janë në gjendje të punësohen në ato fusha të shërbimit civil ku kërkohen kualifikime të veçanta, siç janë kryerja e detyrave politike në shtetet e tyre përkatëse. Kjo fushë e veçantë është pika e përqendrimit të vëmendjes së studentëve, kur i bashkohen specializimit në shkencat politike, gjë që u ndihmon atyre që përveç njohurive të përgjithshme për shkencat politike të fitojnë edhe njohuri të specializuara.

2.       Të përgatisë të diplomuar të kualifikuar për të marrë pozita në organizatat rajonale, ndërkombëtare, qeveritare ose joqeveritare përmes specializimit në shkencat politike, pa i penguar këta studentë, që të fitojnë njohuri dhe grumbullojnë ekspertizë edhe në shkenca të tjera.

3.       Të përgatisë të diplomuar të kualifikuar për t’u punësuar në kompanitë dhe ndërmarrjet private, që punojnë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe këtu atyre do t’u ndihmojnë njohuritë, që ata kanë për shkencat politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare për të plotësuar nevojat e tregut, jo vetëm në bazë furnizimit dhe kërkesave, por edhe në bazë të zhvillimeve politike. Kjo i pajis studentët edhe me një dimension tjetër të rëndësishëm njohurish në këtë sistem mbizotërues të globalizimit dhe karakteristikave dominuese, që kanë të bëjnë me të.

4.       Të përgatisë të diplomuar të kualifikuar për të punuar në qendrat private dhe shtetërore për hulumtime strategjike dhe politike. 


Plani mësimor - Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci

 

 
Lajme Flash
Konkurs pėr regjistrim Niveli 4&5

KONKURS
Për regjistrimin e studentëve në nivelin 4 dhe 5 sipas EQF
në vitin akademik 2009-2010 në programet e akredituara


(Për regjistrim në nivelin 4 nuk është i domosdoshëm provimi kombëtar i maturës)

 
Lajmet e fundit
Kush ėshtė online
Momentalisht janė 15 vizitorė online
Advertisement
Advertisement