|
Studimet Master (MA) - Fakulteti i Menaxhmentit dhe Informatikës Një tjetër program Masteri, që fillon të realizohet nga Universiteti Mbretëror ILIRIA është edhe ai i Menaxhmentit dhe Informatikës. Profesionistët e rinj, që kanë një formim parësor në këto fusha do të kenë mundësinë të vijojnë shkollimin e tyre në një kombinim disiplinash nga më të kërkuarat sot në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar. Programi Master në Menaxhment dhe Informatikë përfshin lëndë të avancuara në menaxhimin e burimeve njerëzore, integrimin e teknologjisë informative në menaxhim, vlerësimin e performancës, menaxhimin strategjik korporativ, teorinë informatikë, sistemet e komunikimit, etj.
|