|
Marrėdhėnie ndėrkombėtare dhe diplomaci |
|
|
|
|
Studimet Master (MA) - Fakulteti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë Universiteti Mbretëror ILIRIA i realizon studimet Master në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë në bashkëpunim me Akademinë Diplomatike Shqiptare. Ky bashkëpunim bën të mundur angazhimin e figurave akademike dhe diplomatike më emblematike në trojet gjithëshqiptare në shërbim të studentëve dhe programit. Planprogrami ruan boshtin e studimeve moderne të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë, që bëhen sot në universitetet perëndimore. Sidoqoftë, ai ofron një komponent të fuqishëm të historisë, zhvillimit dhe dinamikës së sotme të diplomacisë shqiptare. Kjo do t'u japë mundësi studentëve, që në praktikën e mëvonshme profesionale t'i mbrojnë ashtu si duhet interesat e shtetit të ri të Kosovës. Gjithashtu, këto studime do të jenë një bazë e mirë për furnizimin me kuadro të shërbimit të ri integral diplomatik të Kosovës.
|