|
KONKURS
Për regjistrimin e studentëve në vitin akademik 2010-2011 në programet e akredituara
BACHELOR
Ekonomik - Banka, Financa dhe Kontabilitet
Menaxhment dhe Informatikë
Biznes Ndërkmobëtar
Shkenca Kompjuterike - Informatikë e Aplikuar
Juridik
Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci
Kulturë Fizike, Sport dhe Rekreacion
Pse ILIRIA?
Institucioni më prestigjioz në Kosovë dhe me çmime më të ulëta të studimeve
Stafi akademik – i përzgjedhur nga nivelet më të larta të botës akademike mbarëshqiptare, por edhe ndërkombëtare. Kurrikula – e bazuar në zhvillimet bashkëkohore dhe kërkesat në vend si dhe e sprovuar në universitetet prestigjioze europiane dhe botërore. Mësim dhe Praktikë – orientim i studentëve drejt praktikës në mënyrë që përveç përvetësimit të njohurive teorike, ata të aftësohen edhe në praktikë. Internship Brenda dhe jashtë vendit – në të gjithë rrjetet kombëtare dhe ndërkombëtare të biznesit ku ILIRIA është anëtare Mësimdhënie e personalizuar – grupe të vogla studentësh me komunikim individual dhe të drejtpërdrejtë me mësimdhënësit. Kurse pa pagesë – ofrohen kurse pa pagesë në të gjitha drejtimet ku studentët kanë interes Gjuhë angleze për të gjithë – kurse të vazhdueshme të gjuhës angleze gjatë gjithë kohëzgjatjes së studimeve. IT për të gjithë – kurse të vazhdueshme për shkathtësim në Teknologjinë Informative gjatë gjithe kohëzgjatjes së studimeve.
Si të bëhesh student në ILIRIA?
Dëshira dhe ambicia për tu bërë pjesë e elitës dhe profesionist në fushën e përzgjedhur.
Kushtet për pranim në studime universitare: - Suksesi i treguar në shkollë të mesme; - Rezultati nga provimi kombëtar i maturës
Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim: 1. Formulari i aplikimit; 2. Çertifikata e provimit kombëtar të maturës; 3. Diploma e shkollës së mesme dhe dëftesat e viteve; 4. Çertifikata e lindjes;
Financimi
ÇMIMET MË TË ULËTA TË STUDIMEVE DUKE MARRË PARASYSH SHËRBIMET E SHUMTA PA PAGESË QË U OFROHEN STUDENTËVE
ÇMIMI I STUDIMEVE NË NIVELIN BACHELOR - 500 Euro PËR SEMESTËR - Për nxënësit me sukses të shkëlqyeshëm - ZBRITJE 160 EURO - Për nxënësit me sukses shumë mirë - ZBRITJE 100 EURO - Pagesa e studimeve mund të bëhet në 4 këste për secilin vit akademik; - Ofrohen bursa për studentët me sukses të lartë deri në 50%; - Mundësi punësimi në rrjetet e biznesit ku ILIRIA është anëtare;
Si të Aplikoni?
- Drejtpërdrejtë në ambientet e “ILIRIA”, ku me ndihmën e personelit të Qendrës së Përkrahjes së Studentëve mund të plotësoni formularin e aplikimit. - Përmes internetit, ku në faqen zyrtare www.uiliria.org, mund të shkarkoni, plotësoni dhe dergoni në formë elektronike formularin e aplikimit.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentacionit të plotë të kandidatëve bëhet nga data: 16 Korrik 2010
Për informacione më të hollësishme, kontaktoni administratën e “ILIRIA”
Lokacioni
Qendra në Prishtinë: Rr. Gazmend Zajmi Nr. 75 10000, Prishtinë 038 233 951; 044 505 507; 044 50 65 65
Shkenca Mjekësore Veternik, p.n. 10000, Prishtinë 038 544 755
Edukim Sportiv: Km i 3-të Prishtinë-Podujevë 044 500 562
Dega në Pejë: Rr. Wesley Clark, p.n. 30 000, Pejë 039 431 684 |