|
Duke qenë një institucion i rëndësishëm dhe serioz i arsimit të lartë në Kosovë dhe më gjerë, Universiteti Mbretëror ILIRIA, ka si synim rritjen e cilësisë akademike dhe lidhur me këtë një punë e veçantë bëhet edhe në fushën e hulumtimeve dhe studimeve. Si mënyra më efikase dhe moderne për të përmbushur këtë detyrim është vlerësuar organizimi i konferencave shkencore, tryezave të debateve, diskutimeve, promovimit të librave të autorëve të ndryshëm etj. Në këtë kuadër, Universiteti Mbretëror ILIRIA, ka organizuar tre Konferenca Shkencore me pjesëmarrjen e shumë personaliteteve të shquar të fushave të ndryshme nga vendi dhe bota: - "Negociatat për çeshtjet teknike dhe statusi final i Kosovës " (28/10/2006) - "Roli i SHBA-ve në çështjen e Kosovës" (20/11/2006) - "Kosova dhe faktori ndërkombëtar" (11/04/2007) Promovimi i librave të autorëve të ndryshëm është gjithashtu një drejtim të cilit Universiteti Mbretëror ILIRIA i ka kushtuar nje vëmendje të veçantë ku përveç botimeve universitare të vetë Universitetit, ka organizuar edhe promovimin e autorëve të tjerë si: - "Diplomacia Shqiptare" tre vëllimet nga Lisien Bashkurti - "SHBA-te dhe fati i Kosovës- Rezolutat e Kongresit Amerikan për Kosovën" nga Naim Dedushaj - "Çështja shqiptare - riformësimi i Ballkanit" nga James Pettifer dhe Miranda Vickers - "Negociatat - historia, teoria, praktika" nga Lisien Bashkurti
|