p
Impresione
4.jpg
MENU KRYESORE

Advertisement

Advertisement

Advertisement

 

 

 

 

 

 

 

 

Faqja Kryesore arrow Aktivitetet arrow Aktivitetet studentore
Aktivitetet studentore PDF Printoni E-mail
Duke përfaqësuar pjesën elitare të rinisë studentore të Kosovës dhe duke dëshmuar ndjesi të lartë qytetarie, studentët e Universitetit Mbretëror ILIRIA, organizojnë aktivitete të ndryshme komunitare dhe akademike. Si promotorë të këtyre iniciativave, studentët e Universitetit Mbretëror ILIRIA bashkëpunojnë ngushtë me të gjithë përfaqësuesit e rinisë së Kosovës dhe më gjerë.

Vlen të përmendet këtu organizimi i Ditëve të Falenderimit të Kosovës për SHBA : Thank You USA 20-23 Nëntor 2006, një organizim ky madhështor i cili ishte një iniciativë e studentëve të Universitetit Mbretëror ILIRIA dhe që u mbështet fuqimisht nga e gjithë rinia kosovare ku përgjatë tre ditëve të manifestimit u organizuan një sërë aktivitetesh të ndryshme si tryeza të rrumbullakëta, promovime librash, ligjërata për studentët e të gjithë universiteteve të Kosovës, vizitë ne Zyrën Amerikane në Prishtinë, vizitë në Bondsteel, koncerte festive etj. Ky aktivitet arriti pikën e tij kulmore me pranimin nga ana e Zyrës Amerikane në Kosovë dhe Bazës amerikane Bondsteel të Fletëfalenderimit dhënë nga studentët e Universitetit Mbretëror ILIRIA.

“Ditët e falënderimit për Amerikën” është iniciativë e studentëtëve të Universitetit Mbretëror ILIRIA dhe paraqet një formë të shprehjes së respektit dhe dashurisë që rinia e Kosovës ndjen për Amerikën, jo vetëm si forcë që ndihmoi në çlirimin e Kosovës, por edhe si model për ndërtimin e një Kosove të re. Mesazhi i falenderimit që i bëhet popullit amerikan nga rinia studentore e kosovës u përçua nëpër të gjithë amerikën pasiqë këto aktivitete janë përcjellur edhe nga gazetarë amerikanë.

 

http://blogs.usatoday.com/oped/2006/11/post_57.html - Shkrimi i gazetës USA Today (gazeta më e shitur në SHBA) në lidhje me keto aktivitete studentore

 

http://buletini.iliriaplus.com/artikuj/usa.html (publikimi në revistën studentore ILIRIA Plus)



Studentët e Universitetit Mbretëror ILIRIA i kushtojnë rëndësi gjithashtu edhe ngritjes së tyre profesionale duke qenë përfaqësues të së ardhmes së Kosovës dhe për këtë qëllim punojnë në drejtime të ndryshme si është edhe shkëmbimi i eksperiencës.

Organizimi i Simpoziumit Studentor në bashkëpunim me studentët e Universitetit të Elbasanit në Maj 2007 ishte një mundësi e mirë për zhvillimin e komunikimit ndërmjet studentëve të rajonit dhe shkëmbimit të ideve.

Studentët e Universitetit Mbretëror ILIRIA në bashkëpunim me pedagogët e tyre  organizuan konferencën "Menaxhimi i prezantimit medial".

Studentët e Universitetit Mbretëror ILIRIA morrën pjesë në Panairin e Karrierës organizuar nga Oda Amerikane e Ekonomise anëtare e të cilës është dhe Universiteti Mbretëror ILIRIA

Me iniciativën e studentëve të Universitetit Mbretëror ILIRIA dhe në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar u organizua "Java e Teatrit Kombëtar me studentët e Universitetit Mbretëror ILIRIA" përgjatë të cilës studentët patën mundësinë që të ndjekin shfaqjet e Teatrit Kombëtar pa pagesë.

Studentët e Universitetit Mbretëror ILIRIA në përmbushje të detyrimit të tyre qytetar organizojnë edhe aktivitete humanitare si mbledhja e fondeve për fëmijët në nevojë me rastin e 1 Qershorit, vizita në qendrat e fëmijëve jetime etj.

Gjithashtu me iniciativën e studentëve të Universitetit Mbretëror ILIRIA, organizohet dhurimi i gjakut në ditën Ndërkombëtare të Dhurimit të Gjakut. 

 

 
Newsflash
Lajmet e fundit
Kush ėshtė online
Advertisement