p
Impresione
6.jpg
MENU KRYESORE

Advertisement

Advertisement

Advertisement

 

 

 

 

 

 

 

 

Faqja Kryesore
Aktivitetet publike PDF Printoni E-mail

Universiteti Mbretëror ILIRIA, duke qenë një nga institucionet më të rëndësishme të arsimit të lartë në Kosovë dhe në detyrimin e tij ndaj studentëve për t'u ofruar atyre cilësi të lartë studimi por edhe për vetë faktin që po përgatit të ardhmen e Kosovës e cila do të jetë në shërbim të të gjithë shoqërisë kosovare, organizon aktivitete të ndryshme duke dhënë në këtë mënyrë kontributin e tij në këtë çështje të rëndësishme të formësimit të brezit të ardhshëm.

Këto aktivitete janë të një rëndësie të veçantë për vetë informacionin, risitë dhe idetë që sjellin para studentëve të Universitetit Mbretëror ILIRIA por në të njëjtën kohë edhe para stafit akademik. Vlejnë këtu për t'u përmendur organizimet e vizitave të personaliteteve të ndryshme të botës akademike, shoqërisë dhe politikës së Kosovës dhe të vendeve të ndryshme në Universitetin Mbretëror ILIRIA,  të cilët kanë mbajtur ligjërata dhe kanë diskutuar me studentët e Universitetit Mbretëror ILIRIA për çështje me interes të për vetë studentët por, edhe për gjithë shoqërinë kosovare në përgjithësi:
- Vizita dhe ligjërata e NT Leka II Zogu Princ i Shqiptarëve
- Vizita dhe ligjërata e Kryadministratorit të Kosovës z.Joachim Ruecker
- Vizita dhe ligjërata e zv.. Kryeministrit të Kosovës z. Lutfi Haziri
- Vizita dhe ligjërata e Shefit të Shtyllës së IV të UNMIK në Kosovë z. Paul Acda
- Vizita dhe ligjërata e Shefit të Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë në Zyrën Amerikane z. Larry Corwin.
- Vizita dhe ligjërata e  Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Doganor të UNMIK z. Naim Huruglica
- Vizita dhe ligjërata e Shefit të Zyrës Bullgare në Prishtinë z. Nikollai Kolev
- Ligjërata e Drejtorit të InstitutitKombëtar Amerikan për Demokraci z. Chad Rogers
- Vizita dhe takimi me studentët e Konsullit amerikan të Ambasadës së SHBA në Shkup zj. Kimberly McDonald

Universiteti Mbretëror ILIRIA organizoi një mbledhje komemorative për përkujtimin e viktimave të Universitetit Virginia Tech, ku morrën pjesë edhe pedagogë të ftuar amerikanë të cilët po mbanin ligjërata në Universitetin Mbretëror ILIRIA.
Gjithashtu Universiteti Mbretëror ILIRIA merr pjesë dhe përfaqësohet në shumë aktivitete të tjera me interes shoqëror e akademik.

 

 
Lajme Flash
Konkurs pėr regjistrim Niveli 4&5

KONKURS
Për regjistrimin e studentëve në nivelin 4 dhe 5 sipas EQF
në vitin akademik 2009-2010 në programet e akredituara


(Për regjistrim në nivelin 4 nuk është i domosdoshëm provimi kombëtar i maturës)

 
Lajmet e fundit
Kush ėshtė online
Momentalisht janė 13 vizitorė online
Advertisement
Advertisement