|
Duke patur si synim kryesor pregatitjen sa më të mirë të studentëve dhe krijimin e hapësirave sa më të gjera për studimin, krahas Bibliotekës së Universitetit të pasur me shumë tituj dhe materiale për përgatitjen e studentëve, Universiteti Mbretëror ILIRIA ka krijuar infrastrukturën e nevojshme për studentët duke u vënë atyre në dispozicion për përdorim në të gjithë kompjuterat e sallave të studimit dhe leximit Bibliotekën Elektronike. Me këtë teknologji, studentët mund të përdorin të gjitha materialet që përmban Biblioteka Elektronike, material këto të shumëllojshme, bashkëkohore, të përzgjedhura me kujdes nga stafi akademik dhe qe pëmbajnë: - Materiale për punime seminarike të studentëve - Punime shkencore - Literaturë Bashkëkohore - Materiale nga Interneti - Hulumtime shkencore - Materiale nga konferenca shkencore - Te dhëna statistikore - Punime të studentëve - Botimet e Universitetit Mbretëror ILIRIA
|