p
Impresione
10.jpg
MENU KRYESORE

Advertisement

Advertisement

Advertisement

 

 

 

 

 

 

 

 

Faqja Kryesore arrow Administrimi arrow Hulumtime zhvillimore
Zyra pėr hulumtime zhvillimore PDF Printoni E-mail


Zyra për hulumtime zhvillimore e Universitetit Mbretëror ILIRIA është krijuar për të gjallëruar aktivitetet hulumtuese në shërbim të shoqërisë së Kosovës. Universiteti Mbretëror ILIRIA, duke marrë parasysh punën e pakët hulumtuese  të zhvilluar në universitetet e Kosovës dhe duke marrë në konsideratë nevojat e mëdha për hulumtime, që demonstron çdo fushë shoqërore sot në Kosovë, ka vendosur t’i kushtojë rëndësi parësore aktivitetit hulumtues brenda universitetit. Kjo do të mundesojë, gjithashtu, koha që kalon një profesor në aktivitet hulumtues, t’i afrohet standardeve evropiane përsa i përket raportit mësimdhenie-aktivitet hulumtues.

Zyra për hulumtime zhvillimore përbëhet nga profesorë të Universitetit Mbretëror ILIRIA, të cilët përvojen dhe njohuritë i vendosin në kontekstin e hulumtimit të çështjeve dhe tematikave të ndryshme me interes. Gjithashtu, kjo zyrë realizon donacionet e ndryshme, që i jepen Universitetit Mbreteror ILIRIA për hulumtime dhe studime. Më tej, zyra shfrytëzon edhe fonde të brendshme të Universitetit Mbretëror ILIRIA, fonde të cilat kërkojnë pjesëmarrjen aktive të studenteve në hulumtimet e zhvilluara nga kjo zyrë.

Kjo zyrë i raporton Bordit të Universitetit Mbretëror ILIRIA, i cili është edhe miratuesi i politikave hulumtuese dhe studimore të Universitetit. Zyra bashkëpunon ngushtë me Zyrën e Botimeve, duke botuar periodikisht materiale që u përketë rezultateve të studimeve, ashtu edhe literaturë specifike në lidhje me metodologjinë hulumtuese, materiale këto që janë me interes për studentet dhe me gjerë. Zyra për hulumtime zhvillimore organizon edhe takime, tryeza dhe konferenca shkencore të ndryshme, në të cilat bëhen publike dhe debatohen rezultatet e hulumtimeve të saj.

Zyra për hulumtime zhvillimore përgatit projekte hulumtuese dhe konkurron si e tillë në tregun hulumtues të Kosovës. Ajo bashkëpunon me kompanitë e ndryshme kosovare dhe ndërkombëtare, duke u ofruar atyre sherbimet e saj. Kjo bënë të mundur, që Universiteti Mbretëror ILIRIA të përmbushë edhe një kriter të rëndësishëm të funksionimit të një universiteti modern: ofrimin e shërbimeve për shoqërinë e Kosovës.
 

 
Lajme Flash
Konkurs master 2010-2011

KONKURS
MASTER

 
Lajmet e fundit
Kush ėshtė online
Momentalisht janė 8 vizitorė online
Advertisement
Advertisement