|
Bibliotekat & sallat e leximit Bibliotekat e Universitetit Mbretëror ILIRIA kanë një numër të madh titujsh brenda tyre dhe në muajt në vijim presin një rritje të konsiderueshme të titujve. Librat janë në gjuhë të ndryshme dhe studentët kanë mundësi t’i shfrytëzojnë si në universitet, ashtu edhe në shtëpi. Ndërkaq, sallat e leximit janë të pajisura më të gjitha pajisjet më të fundit teknologjike, kanë hapësirë të mjaftueshme, janë komode dhe ofrojnë një qetësi ndjellëse për lexim dhe punë studimore.
|