| Zyra pėr marrėdhėnie me jashtė |
|
Me krijimin e Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë, e cila është një strukture relativisht e re në kuadrin e Rektoratit të Universitetit Mbretëror ILIRIA, Universiteti synon forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit egzistues me analogët nëpër botë dhe në të njëjtën kohë edhe përmirësimin e komunikimit dhe bashkëpunimit brenda territorit të Kosovës. Duke qenë pjesë e hartimit te politikave dhe strategjisë së zhvillimit të Universitetit Mbretëror ILIRIA, kjo Zyrë bashkërendon punën me Universitete të tjera si brenda edhe jashtë vendit, për të nxitur bashkëpunimin në të gjitha fushat e arsimit të lartë. Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, promovon ndërkombëtarisht aktivitetin e Universitetit Mbretëror ILIRIA dhe krijon bazat për bashkëpunim të mëtejshëm duke shkëmbyer informacionin e nevojshëm.
|