Kolegji ILIRIA dhe Friedrich Ebert Stiftung organizuan Konferencėn Ndėrkombėtare “15 Vite tė Paqe-Ndėrtimit Nė Kosovė – Mėsimet e Nxjerra pėr Rajonin”

Mė 13, 14 dhe 15 Qershor 2014, nė Prishtinė, zhvilloi punimet konferenca ndėrkombėtare “15 Vite tė Paqe-ndėrtimit nė Kosovė - Mėsimet e Nxjerra pėr Rajonin”, nėn organizimin e Kolegjit ILIRIA dhe Friedrich Ebert Stiftung. Konferenca u mbajt me rastin e jubileut tė rėndėsishėm tė 15 vjetorit tė ndėrhyrjes ndėrkombėtare nė Kosovė, qė kishte pėr qėllim arritjen e paqes dhe stabilitetit nė vend dhe rajon.

Kjo konferencė nė panelin e saj mblodhi figura tė spikatura tė cilėt pėrcollėn dhe ndihmuan paqe-ndėrtimin dhe rimėkėmbjen e Kosovės, sikurse ish komandanti i KFOR-it, Gjeneral i NATO-s z. Klaus Reinhardt, politikologu i mirėnjohur dhe tani udhėheqės i Klubit pėr Politikė tė Jashtme z. Veton Surroi; pėrfaqėsues tė jashtėm nė Kosovė z. Mathias Kiessler – zv. Ambasador Gjerman nė Kosovė, z. Wulf Lapins – Drejtor i FES, zyra nė Prishtinė; akademikė ndėrkombėtar tė mirėnjohur sikurse Prof. Michael Pugh – Profesor Emeritus i studimeve tė paqes dhe konflikteve nga Universiteti i Bradfordit (Angli), Prof. Dr. Matthias K. Scheer LLM – njohės i dėshmuar i fushės juridike nga Universiteti i Harvardit; z. Jordan Plevnesh- themelues dhe rektor i Universitetit ESRA Paris-Shkup-Nju Jork dhe shumė studiues, akademikė e hulumtues tė cilat adresuan nga perspektiva tė ndryshme ēėshtje dhe problematika ndėrlidhur me temėn e konferencės.

Prezantimet e kėsaj konference ofruan tė dhėna mbi rrugėn e bėrė, sfidat e kaluara dhe aktuale tė Kosovės nė aspektin e sigurisė, paqes, aspektin ligjor, ekonomik, politik, shoqėror, institucional, etj., Konkluzionet dhe rekomandimet e nxjerra nga kjo konferencė, do tė publikohen dhe do tė i ofrohen institucioneve shtetėrore, hulumtuese dhe akademike tė Kosovės si dhe vendeve tė tjera si material referues.

Dita 1, 13 Qershor 2014 (Hapja e Konferencės):


Ceremonia e Hapjes dhe fjalėt pėrshėndetėse:


- Z.Mixhait Reci, President i Kolegjit ILIRIA
- Mr.Mathias Kiessler, Zėvendėsambasador i Gjermanisė nė Kosovė

Fjalimet kyēe:


- Prod.Dr.Michael Pugh, Profesor i merituar nė sferėn e Paqes dhe Konflikteve, University of Bradford
- Z.Veton Surroi, President i Klubit pėr Politikė tė Jashtme
- Z.Jordan Plevnes, Themelues dhe Rektor i Universitetit ESRA Paris-Shkup-Nju Jork

Diskutime tė Hapura/Q&A


- Moderator: Dr.Besa Luzha, Friedrich Ebert Stiftung