You are here: Leading Personnel

Personeli udhëheqës

Personeli udhëheqës

Bordi i Universitetit ILIRIA

Universiteti  ILIRIA udhëhiqet nga Bordi i Universitetit. Bordi i Universitetit ILIRIA përbëhet nga profesorë të shquar vendorë, profesorë të Universitetit të Harvardit dhe nga profesorë të universiteteve tjera me renome botërore. Bordi i UI-së miraton politikat akademike, menaxheriale dhe partneritetet e Universitetit ILIRIA. Anëtarët e Bordit luajnë gjithashtu një rol ambasadorial në mbështetje të Universitetit  ILIRIA. Pjesë e këtij Bordi janë personalitete akademike me një kontribut të shquar në zhvillimet arsimore, shkencore dhe kombëtare. Kryetar i Bordit të Universitetit  ILIRIA është Prof. Dr Nuri Bashota, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Kosovës. 

Anëtarë të Bordit janë:

•    Prof.dr. Nuri Bashota - Kryetar i Bordit.

•    Dr. Janusz Szyrmer - Profesor në Universitetin e Harvardit, Pensilvani (SHBA), Universitetin e Oksfordit (Angli), Universitetin Qendror të Venecuelës dhe shumë universitete me renome botërore 

•    Dr. Siegfrid Ladnorg - Profesor në Universitetin e Vienës - Austri 

•    Dr. Moshe Landsman (Universiteti Ben Gurion, Izrael)

•    Dr. Bajram Pollozhani (Anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë)

•    Dr. Jane Nicholson – SHBA (Prorektore e Universitetit Mbretëror ILIRIA) 

Anëtarë nderi të Bordit të Universitetit ILIRIA

•    Lartësia e Tij Princi Leka II Zogu është  Anëtar Nderi i Bordit të Universitetit ILIRIA

•    Akademik Aleksandër Stipçeviq, Ilirologu me fame botërore

•    Nobelisti Ferid Murad, I njohur për kërkimet e tij në fushën e mjekësisë

•    Omer Kaleshi, piktor me fame botërore

Shih Strukturën Organizative të Universitetit ILIRIA

Erasmus+

ILIRIA College – European Quality Award

ILIRIA College Vacancy 2012/2013

ILIRIA International Review

Thank You USA

ILIRIA Debate Club

Omer Kaleshi Gallery

ILIRIA College honored Philip Kotler with the title “Doctor Honoris Causa”

Publications