Klubi i Robotikës dhe Mekatronikës

Klubi i Robotikës është një klub i themeluar nga Kolegji ILIRIA, në të cilin bashkohen studentë dhe të tjerë, te pasionuar rreth çështjeve dhe të arriturave të Robotikës dhe Mekatronikës.

Klubi u ofron anëtarëve te saj, qasje të lehtë në shumë të dhëna relevante mbi mekartonikën, robotiken, sistemeve të kontrollit, sistemeve digjitale të kontrollit, sistemeve elektronike, elektro-mekanikës, kompjuterëve, sistemeve mekanike si dhe diskutime, debate, informata të ndryshme rreth këtyre aspekteve. Gjithashtu, klubi u ofron atyre në mënyrë periodike, robotë, aparaturë moderne nga fusha e Mekatronikës, ligjërata nga ekspertë mbarëbotëror  të  fushës së Mekatronikës, pjesëmarrje në trajnime, seminare, konferenca, projekte dhe gara të njohurive rreth këtyre çështjeve.