AL | EN

Universiteti Lum Jean Monnet


Università LUM Jean Monnet u themeluar në 1995 nga Senatori Joseph Degennaro. Që nga fillimi, mësimdhënësit e përzgjedhur në mesin e profesorëve prestigjioz italian dhe profesorëve të jashtëm aktual, përderisa mësimdhënia dhe planifikimi i lëndëve favorizon me vëmendje strikte në përdorshmërinë dhe në kualitet. Fillimi ishte i përshtatur ndaj vlerave të cilat mishërojnë tërë historinë e Universitetit dhe lëvizin me përvojën dhe entuziazmin e akademikëve dhe pjesëtarëve të kulturës dhe biznesit, të cilët i kanë ofruar stafit mësimdhënës trajnim dhe hulumtimit një drejtim i cili i ka lejuar studentët e tij të arrijnë qëllime të rëndësishme.

Në 1996, LUM u njoh nga Projekti Jean Monnet – Komisioni Evropian në Bruksel – në pozicionin e kryesuesit, lëndë të përhershme dhe module të mësimdhënies, duke synuar shpërndarjen e kulturës së integrimit Evropian. Përgjatë viteve, një varg i personaliteteve me influence në botën e hulumtimit, profesionistë të kualifikuar si dhe staf i mësimdhënies tek LUM kanë dëshmuar përkushtimin konstant të ofrimit të trajnimeve të profilit të lart

Në 2000, LUM pranoi njohjen ligjore nga Ministria e Arsimit, Universitet dhe Hulumtim, në përbërje të dy fakulteteve: Ekonomi dhe Juridik. Në vitet e fundit vëmendje në rritje po i jepet ndërkombëtarizimit përmes përmbylljes së marrëveshjeve akademike dhe shkencore me Universitete të jashtme në Evropë, Amerikë Latine dhe Azi.
E ardhmja e Universitetit po shkruhet akoma: faqet do të tregojnë mbi krenarinë dhe pasionin e atyre që morën pjesë në kërkimet të vështira mbi progresin me ide të fuqishme.

Kolegji ILIRIA


Kolegji ILIRIA është institucion privat i arsimit të lartë i themeluar që nga viti 2000 në Prishtinë, Kosovë. Është ofrues i diplomave Universitare, i akredituar nga Agjencioni Kosovar i Akreditimit dhe i licencuar nga Qeveria e Kosovës. Kolegji ILIRIA në vazhdimësi angazhon akademikë vendor dhe ndërkombëtar, akademikë me orar të plotë dhe staf hulumtues duke synuar kultivimin e studimeve të zgjeruara dhe interaktive.

Aktualisht numëron mbi 10 000 studentë. Ofron diplomë në programet në të dyja, nivelin Bachelor dhe Master dhe bën hulumtime dhe ofron mësimdhënie në: Biznes dhe Ekonomi, Juridik, Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, Shkenca Kompjuterike dhe Menaxhment, Media dhe Komunikim dhe më tepër. Struktura e tij menaxhuese dhe programet janë në konformitet me standardet e Zonës Europiane të Arsimit të Lartë.

Për më tepër, Kolegji ILIRIA ka Institutin e saj Hulumtues (IKSH- Instituti për Kërkime dhe Shkencë) dhe OJQ-në e saj (CESD- Center for Economic and Social Development) ku hulumtuesit e kualifikuar dhe të punësuarit janë të angazhuar në prodhimin e hulumtimit shkencor në fusha të ndryshme dhe në organizimin e konferencave, dhe publikimin e revistave, zhvillimin e bizneseve vendore, partneriteteve me biznese të jashtme, mbështetje ndaj nismave ndërmarrësore, trajnime profesionale, promovim të mendimit kritik të shoqërisë për konsolidim të mëtejmë të demokracisë në rajon. Kolegji ILIRIA përmes revistës së saj, ILIRIA International Review, boton qindra punime shkencore të recensuara. Përveç kësaj, Kolegji ILIRIA ka Radion e saj (Radio +) dhe Televizionin e saj (Next Television).

Kolegji ILIRIA në mënyrë të vazhdueshme është i përkushtuar në angazhimin e studentëve dhe profesorëve në aktivitete jo-formale dhe të mobilitetit për zhvillim më të mire të aftësive të tyre të karrierës, në mënyrë që të kultivojnë dhe fuqizojnë një treg të punës konkurrues i cili gjeneron vende pune të mençura, sociale, inovative dhe bashkëkohore, duke i ndihmuar vendit, rajonit dhe botës në një rritje të qëndrueshme.

Rreth Programit


Misioni
Njohuri e përbashkët e kulturave ligjore

- Kushtetutshmëria Multiniveleshe dhe Dialogu mes Gjyqeve
- EMU, Politikat Kushtëzuese dhe Sovraniteti Fiskal Kombëtar

Përshkrimi
Legal and Economic Foundations of the European Union.
a) Kushtetutshmëria Multiniveleshe dhe Dialogu në mes Gjyqeve;
b) Politikat Kushtëzuese,
c) Bashkimi Monetar dhe Sovraniteti Kombëtar Fiskal,
d) Proceset e Integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Informacione të përgjithshme
Drejtor i Shkollës Verore
Prof. Antonello Tarzia
LUM Jean Monnet - ILIRIA realizuan me sukses Shkollën Verore 2015

Kolegji ILIRIA në bashkëpunim me Universitetin LUM Jean Monnet (Bari,Italy) realizuan me sukses Shkollën Verore nga data 06 - 12 Korrik 2015. Shkollën Verore e udhëhoqi Prof. Dr. Antonello Tarzia, profesor në LUM Jean Monnet (Bari, Itali) dhe profesor në Universitetin Bocconi (Milano-Itali). Poashtu ligjëruan edhe 5 profesorë të tjerë nga Italia dhe 2 nga rajoni.

Këtë shkollë e vijuan studentë nga Franca, Italia, si dhe nga rajoni. Programi i kësaj shkolle përfshiu tematika rreth Fondacioneve Ligjore dhe Ekonomike të Bashkimit Evropian, me fokus në: Parimet Kushtetuese dhe Traditat e Përbashkëta, Bashkimi Evropian si Aktor i të Drejtave të Njeriut, Politikat Kushtëzuese, Unionin Monetar dhe Proceset Integruese të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Studentët morën njohuri teorike dhe mësuan raste praktike rreth tematikave të cilat kjo shkollë trajtoi.

Përveç kësaj, studentët nga kjo shkollë zgjeruan rrjetin e tyre profesional ndërkombëtar, morën certifikatë nga Kolegji ILIRIA dhe Università Jean Monnet si dhe përfituan Kredi të transferueshme ECTS