|
 
 
 
Gjendeni këtu: Konferenca

Negociatat për çështje teknike dhe statusi final i Kosovës

Organizimi i kësaj konference pati për qëllim kryesor, që nga pikëpamje të ndryshme: juridike, ekonomike, diplomatike–politike dhe nga pikëpamja e mërgatës shqiptare të shtjellohen aspekte të ndryshme në lidhje me rolin që negociatat për çështje teknike, të përcaktuara nga faktori ndërkombëtar, kishin në procesin e gjatë të definimit të statusit final të Kosovës.

Ekspertë të fushave të ndryshme sikurse, Dr. Zejnullah Gruda, Dr. Ali Jakupi, Dr. Lisen Bashkurti, Dr. Muhamet Kelmendi, Dr. Riza Smaka, Dr. Rifat Blaku, Gjon Boriçi, M. A., Naim Dedushaj, paraqiten  kumtesat e tyre me tituj: 

-    Parimet bazë të zgjidhjes së drejtë të çështjes së Kosovës;

-    Negociatat për pavarësinë e Kosovës dhe refleksionet në periudhën e pas definimit të statusit final të saj;

-    Kosova: Negociatat, rruga drejt statutit;

-    Shteti – zgjidhje e vetme për Kosovën;

-    Shtatë faktorë favorizues për pavarësinë politike të Kosovës;

-    Aspekti demografik dhe gjeostrategjik i decentralizimit;

-    Kosova dhe përgatitja e kapaciteteve diplomatike;

-    Kosova status negotiations – is it just one big poker game?

Të gjitha kumtesat e nxjerra nga panelistët në konferencë, janë botuar brenda një publikimi të vetëm,  i cili mban titullin e njëjtë me atë  të konferencës.

Universiteti Veror “LUM Jean Monnet - ILIRIA"

Kolegji ILIRIA - Konkurs 2013/2014

Kolegji ILIRIA

Kolegji ILIRIA - Çmimi Evropian për Cilësi

Kolegji ILIRIA nderoi Philip Kotler me titullin "Doctor Honoris Causa"

Galeria - Omer Kaleshi

ILIRIA Debate Club

Thank You USA

ILIRIA International Review

Publikimet