|
 
 
 
Gjendeni këtu: Konferenca

Shqipja Standarde dhe gjendja aktuale e përdorimit të saj

Kjo konferencë në panelin e saj ka mbledhur akademik të gjuhës dhe letërsisë nga të gjitha trevat shqiptare dhe vende të tjera evropiane. Në qendër të diskutimit, kjo konferencë, pati vlerësime shkencore të fushës, mbi nivelin e përdorimit të gjuhës standarde, të njësuar shqipe brenda trevave shqip folëse.

Diskutimet në këtë konferencë, u bazuan në vlerësimet dhe përfundimet e nxjerra pothuajse 40 vite më parë, nga Konsulta Gjuhësore e Prishtinës (1968) dhe nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (1972), dy ngjarjeve madhore historike që u dhanë shqiptarëve gjuhën e njësuar e të përbashkët, përkatësisht unifikimin e kombit.

Panelistët në konferencë njëzëri pranuan se pavarësisht vendimeve të nxjerra nga Kongresi i Drejtshkrimit në lidhje me njësimin e gjuhës shqipe dhe përdorimit të saj, sot ekzistojnë, zëra dhe fronte kontroverse mbi këtë çështje. Njëri front është përkrah idenë që përdorimin e shqipes krahinore, dialektore e bazojnë në shkencë, histori, kulturë, si dhe fronti i dytë të cilin e përbëjnë përkrahësit e gjuhës së standardizuar dhe të pa ndryshuar për të gjithë shqip folësit.

Të gjithë pjesëmarrësit po ashtu shprehën shqetësimin e tyre në lidhje me tendencat e sotme për zhvlerësimin e standardit që gjuha shqipe ka ruajtur tani e sa shekuj me radhë, përpjekje antikombëtare dhe të dështuara.

FJALË RASTI

Prof. Dr. Qemal MURATI

Prof. Dr. Mixhait Reçi
President i Kolegjit ILIRIA
Fjala përshëndetëse  

KUMTESAT 

Akademik Rexhep QOSJA 
Gjuha standarde midis dy frontesh 

Prof. Dr. Agim VINCA
Gjuha standarde shqipe dhe bota akademike

Prof. Dr. Shefkije ISLAMAJ
Gjuha standarde “e kontestuar”  

Prof. Dr. Qemal MURATI
Zhvillime në lëmë të standardit të shqipes dhe tendencat partikulariste anti standard 

Prof. Dr. Rami MEMUSHAJ
Pse u lanë mënjanë projektet për “pangegënishten”? 

Prof. Dr. Gerd - DIETER NEHRING
Tiparet e shqipes standarde nga këndvështrimi i standardit të gjuhës së sotme gjermane 

Prof. Dr. Emil LAFE 
Nga liberalizmi gjuhësor te domosdoshmëria e gjuhës standarde 

Prof. Dr. Shezai RROKAJ
Shqipja në epokën e globalizmit dhe identiteti i saj

Prof. Isa BAJÇINCA
Shqipja standarde sot 

Prof. Dr. Ragip MULAKU 
Reflektime për shqipen standarde

Prof. Dr. Hysen MATOSHI 
Shqipja standarde dhe përdorimi i saj

Prof. Dr. Begzad BALIU
Shqipja standarde dhe identiteti shqiptar

Prof. Dr. Remzi NESIMI & Doc.dr. Valbona TOSKA
Shqipja standarde në Maqedoni 

Mr. Haxhi SHABANI
Probleme të sotme të gjuhës shqipe në Malin e Zi.

Universiteti Veror “LUM Jean Monnet - ILIRIA"

Kolegji ILIRIA - Konkurs 2013/2014

Kolegji ILIRIA

Kolegji ILIRIA - Çmimi Evropian për Cilësi

Kolegji ILIRIA nderoi Philip Kotler me titullin "Doctor Honoris Causa"

Galeria - Omer Kaleshi

ILIRIA Debate Club

Thank You USA

ILIRIA International Review

Publikimet