|
 
 
 
Gjendeni këtu: LIgjerata te Hapura

Ligjëratë nga Ministrja e Integrimit Vlora Çitaku “Kosova Në Procesin E Integrimit Evropian

Prishtinë, 15 maj 2012 - Ministrja Integrimit Evropian Vlora Çitaku, mbajti një ligjëratë publike me studentët e Kolegjit ILIRIA në Prishtinë. Temë e diskutimit ishte: “Kosova në Procesin e Integrimit Evropian” me theks të veçantë në zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Ministrja Çitaku prezantoi të arriturat e Kosovës në procesin e integrimit Evropian, mobilizimin brenda institucional dhe propozimin për miratim të legjislacionit bazik për të mundësuar një zhvillim të hovshëm rreth përmbushjes së kritereve për të filluar me procesin e liberalizimit të vizave dhe marrëdhënieve kontraktuale . Për më shumë, ajo përmendi fillimin e studimit të fizibilitetit për marrëveshjen e stabilizim asocimit si hapi i parë formal për Kosovën drejt integrimit Evropian. 

Për ta elaboruar sa më mirë procesin teknik, ministrja Çitaku përmendi mekanizmat institucional dhe kontributin e tyre në këtë proces si dhe, veprimet aktuale që janë marrë për të përshpejtuar procesin. Ministrja Çitaku, po ashtu potencoi se: Procesi i integrimit evropian është një dinamik e brendshme dhe e vështirë, sepse kërkon energji të jashtëzakonshme, që do të ndikoj në transformimin dhe zhvillimin e shtetit. Kjo nënkupton reforma gjithëpërfshirëse, që do të thotë se integrimi i Kosovës në BE do të ketë një rrugë të gjatë, por jo të pa pamundur.   

Të pranishmit, studentë dhe stafi akademik i Kolegjit ILIRIA, shfaqën interesim për zhvillimet rreth liberalizimit të vizave dhe pranimit të udhërrëfyesit, si dhe rreth procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor. 


Universiteti Veror “LUM Jean Monnet - ILIRIA"

Kolegji ILIRIA - Konkurs 2013/2014

Kolegji ILIRIA

Kolegji ILIRIA - Çmimi Evropian për Cilësi

Kolegji ILIRIA nderoi Philip Kotler me titullin "Doctor Honoris Causa"

Galeria - Omer Kaleshi

ILIRIA Debate Club

Thank You USA

ILIRIA International Review

Publikimet