|
 
 
 
Gjendeni këtu: Lajme

USAID Shënon 15 vite të Partneritetit për Ndryshim Pozitiv në Kosovë

Më 28 maj 2014, PJK organizoi një tryezë të rrumbullakët për “Rëndësinë e Angazhimit të Femrave në Profesionin Juridik” në Kolegjin Iliria në Prishtinë, Kosovë.

Ngjarja është organizuar si pjesë e përvjetorit të 15-të të USAID-it në Kosovë, duke reflektuar në mbështetjen e ofruar nga USAID-i për arsimimin juridik. Profesorët e Kolegjit Iliria dhe UPFJ-së dhe studentët patën një mundësi të dëgjojnë për perspektivat personale për nevojën për angazhimin e femrave në profesionin juridik, nga një panel ekspertësh. Harold D. Dampier Jr. Shef i Palës së NCSC/PJK-së moderoi në këtë ngjarje. Në panel ishin Drejtoresha e Misionit të USAID-it, Maureen A. Shauket, Presidenti i Kolegjit Iliria Mixhait Reçi, Prodekanja e UPFJ-së për Çështje Akademike, Remzije Istrefi dhe avokatja Lule Bilalli-Ymeri nga Oda e Avokatëve të Kosovës.

Drejtoresha e Misionit të USAID-it, Maureen A. Shauket tha “ju jeni ata që bëni ndryshimin për vendin tuaj. Të jini këmbëngulës, të përgatitur dhe punoni shumë, dhe do të keni sukses.”

 

Universiteti Veror “LUM Jean Monnet - ILIRIA"

Kolegji ILIRIA - Konkurs 2013/2014

Kolegji ILIRIA

Kolegji ILIRIA - Çmimi Evropian për Cilësi

Kolegji ILIRIA nderoi Philip Kotler me titullin "Doctor Honoris Causa"

Galeria - Omer Kaleshi

ILIRIA Debate Club

Thank You USA

ILIRIA International Review

Publikimet