|
 
 
 

ILIRIA Microsoft IT - Academy

Kolegji ILIRIA ka fituar licencën për të qenë pjesë e Microsoft It Academy Programe dhe me këtë të ofroj edhe shërbimet përkatëse nga ky program për të gjithë studentët.
Microsoft IT Academy Program, I mundëson Kolegjit ILIRIA të ketë qasje të plotë në të gjitha kurset dhe mjetet për mësimin e teknologjisë që ofrohen nga kjo kompani. Duke qenë pjesë e IT Academy, Kolegji ILIRIA, ka qasje në: teknologjinë, literaturën, metodat e zhvillimit Professional, si dhe certifikimin e drejtpërdrejtë nga kompania Microsoft në fushën e Teknologjisë dhe informimit. Kolegji ILIRIA u mundëson studentëve të arrijnë certifikimet në nivel ndërkombëtar dhe të jenë të dalluar përball
konkurrentëve në tregun e punës si dhe të jenë të gatshëm që të vazhdojnë karrierën e tyre në teknologjinë e informimit edhe pas diplomimit.

Kolegji ILIRIA do të ketë qasje në këto planprograme:
·Microsoft E-Learning: Ofron qasje të pa limituar në më shumë se 400 kurse
· Ready-to-use: Ofron plane të përshtatshme mësimore, duke përfshirë video  falas, si dhe qasje në faqet përkatëse për kurset në fjalë.
· E-reference: Mundëson qasje në me shumë se 600 librave për teknologji, të gjitha mund të kërkohen sipas temës, teknologjisë apo titullit.
·The Microsoft Official Academic Course (MOAC) series: ofron një paket të plotë mësimi e cila është dizajnuar enkas për stafin akademik.
·Microsoft Official Courseware (MOC): Trajnim me instruksione të nevojshme për IT Professional dhe IT Developer, për të ndërtuar, përkrahur, dhe implementuar zgjidhje duke përdorur teknologjinë e Microsoft-it.
·The Microsoft Digital Literacy Curriculum: Ofron aftësim elementar në informatikë për të gjithë studentët e ri në informatikë.

Certifikimet e njohura në nivel ndërkombëtar:

Microsoft Office Specialis, Microsoft Technology Associate si dhe Microsoft Certification Solutions Associate/Expert janë  Certifikimet që njihen në nivel ndërkombëtar dhe i mundësojnë studentit tonë të veçohet përball konkurrencës në tregun e punës.
* Microsoft Office Specialist (MOS): I përgatit studentët të jenë më produktiv në shkollën dhe karrierën e biznesit.
* Microsoft Technology Associate (MTA): Mundëson që studenti të jetë i informuar dhe i aftë që të hulumtojë për të zgjedhur karrierën e ardhshme në fushën e teknologjisë.
* Microsoft Certifications Solutions Associate/Expert (MCSA/MCSE): Verifikon aftësinë e studentëve për të dizajnuar dhe ndërtuar zgjidhje inovative, përbrenda rrafshit të gjerë dhe kompleks teknologjik.

Universiteti Veror “LUM Jean Monnet - ILIRIA"

Kolegji ILIRIA - Konkurs 2013/2014

Kolegji ILIRIA

Kolegji ILIRIA - Çmimi Evropian për Cilësi

Kolegji ILIRIA nderoi Philip Kotler me titullin "Doctor Honoris Causa"

Galeria - Omer Kaleshi

ILIRIA Debate Club

Thank You USA

ILIRIA International Review

Publikimet