BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
 
Gjendeni këtu: Alumni

Alumni

Klubi ILIRIA

Klubi ILIRIA është një strukturë e atashuar në Kolegjin ILIRIA, e cila ndërton dhe mirëmban  marrëdhënie afatgjata dhe të ndërsjella ndërmjet studentëve, të diplomuarve dhe miqve të Kolegjit. Ky klub në aktivitetin e tij përqendrohet në gjetjen e formave dhe mjeteve për t’i shërbyer të gjithë atyre, që kanë të bëjnë ose kanë pasur të bëjnë në kohë dhe në hapësirë me Kolegjin ILIRIA.

Më konkretisht, Klubi ILIRIA ndihmon dhe krijon kushte të favorshme për realizimin sa më të mirë të filozofisë, vlerave dhe qëllimeve të Kolegjit ILIRIA. Ky klub u vjen në ndihmë të gjithë anëtarëve të tij, duke ofruar asistencë të llojeve të ndryshme dhe të fushave të ndryshme. Klubi ILIRIA punon për zgjerimin e bazës financiare të Kolegjit, duke kanalizuar në mënyrë efektive dhe transparente donacionet e ndryshme, fondet e ndryshme për hulumtime. Një tjetër aktivitet i klubit është edhe lobimi për projekte të caktuara në interes të studentëve dhe profesoratit të Kolegjit ILIRIA. Klubi ILIRIA lobon për donacione, që kanë të bëjnë me aktivitete të organizuara nga Kolegji, të cilat kanë një dobi shoqërore dhe që shkojnë përtej kufijve akademike dhe universitare. Klubi promovon, mundëson dhe realizon dhënien e bursave për studentët në bazë të donacioneve të mbledhura si nga anëtarët e tij, ashtu edhe financimeve nga organizata, kompani apo individë të ndryshëm, dashamirë dhe mbështetës të arsimit cilësor kombëtar.

Duke ndjekur me kujdes dhe njohur zhvillimet shoqërore në Kosovë, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me arsimin, Klubi ILIRIA është një strukturë gjithashtu këshillëdhënëse për stafin menaxhues të Kolegji ILIRIA. Klubi ILIRIA organizon gjithashtu aktivitete me karakter kulturor, të cilat janë të lidhura në një mënyrë ose në një tjetër me Kolegjin ILIRIA. Këto aktivitete mund të kenë si qëllim edhe njohjen më të mirë të publikut me jetën universitare, sociale dhe kulturore, që zhvillohet brenda Kolegjit ILIRIA, duke plotësuar kështu një nga kushtet më të rëndësishme të një kolegji, i cili ka të bëjë me informimin transparent të opinionit të gjerë.

Klubi ILIRIA është një adresë e saktë për çdo njeri, që mendon se mund të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të Kolegjit ILIRIA. Prandaj, çdo njeri i tille, është i mirëseardhur për ta dhënë këtë kontribut.

 

Untitled Document
Student Information System Login
 

toeic_412578405.png

Erasmus+

Publikimet & Njoftimet