BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
 
Gjendeni këtu: Konferenca
 
 
Besëlidhja e Lezhës dhe 540 Vjetori Vdekjes së Gjergj Kastriotit - SKËNDERBEU

Besëlidhja e Lezhës dhe 540 Vjetori Vdekjes së Gjergj Kastriotit - SKËNDERBEU

Këtë konferencë, Kolegji ILIRIA, organizoi pikërisht me rastin e kremtimit të 564 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, në vitin 1444. Kjo konferencë u mbajt në shënjim të përvjetorit të kësaj Besëlidhje si dhe në respekt të sakrificës sublime që heroi kombëtar, Skënderbeu, bëri për kombin e tij shqiptar si dhe në veçanti në respekt të angazhimit të tij të madh në realizimin e Besëlidhjes së Lezhës.

Kjo konferencë mblodhi në panelin e saj historianë nga treva të ndryshme shqiptare: Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, të cilët paraqiten të dhëna dhe dëshmi historike të ndryshme në lidhje me Besëlidhjen e Lezhës  dhe heroin kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Panelistë në konferencë ishin:

Dr. Mixhait Reçi -  Themelues i Kolegjit ILIRIA
Fjalë hyrëse

Akademik Pajazit Nushi (Kosovë)
“Lidhja e Lezhës, identiteti i shqiptarëve dhe vetëdija e tyre kombëtare”;

Dr. Eqrem Zenelaj (Kosovë) 
“Rëndësia historike kombëtare e Skënderbeut dhe paraqitja e portreteve dhe heraldikës së Kastriotëve”;

Dr. Marenglen Verli (Shqipëri)
“Kuvendi i Lezhës dhe mesazhet e tij”

Dr. Selim Daci (Kosovë)
“Rëndësia historike e Kuvendit të Lezhës – 2 mars 1444”

Dr. Luan Maltezi (Shqipëri)
“Skënderbeu në kujtesën e shqiptarëve”

Dr. Reshat Rexhepi (Maqedoni)
“Kontributi i Skënderbeut për shndërrimin e Manastirit në vendlindjen e alfabetit”

Dr. Valentina Duka (Shqipëri)
“Simbolet e Skënderbeut dhe Mbretit Zog”

Dr. Nebi Dervishi (Maqedoni)
“Momente të ballafaqimit shqiptaro – osman në shekullin 15 (XV) në brezin lindor Ohër – Shkup”

Dr. Lulzim Lajçi (Kosovë)
“Skënderbeu dhe lufta e dytë e Kosovës”

Dr. Ferid Duka (Shqipëri)
“Skënderbeu, simbol i luftës për liri dhe progres shoqëror”

Dr. Bejtush Gashi (Kosovë)
“Strategjia dhe taktika luftarake e Skënderbeut”

Mr. Skender Asani (Maqedoni)
“Shkupi në vazhdimësi kryeqendër e Dardanisë, Ipeshkvisë Shkup – Prizren dhe i Vilajetit të Kosovës”

Mr. Ilmi Veliu (Maqedoni)
“Origjina shqiptare e Skënderbeut sipas burimeve osmane"


toeic_412578405.png

ILIRIA SIS

Vis Pre-Moot

 

Erasmus+ në Kolegjin ILIRIA

Klinika Juridike në Kolegjin ILIRIA, Gara e Arbitrazhit ne Vienë

Klubi i menaxhimit të projekteve në Kolegjin ILIRIA

Klubi i Programerëve dhe Robotikës në Kolegjin ILIRIA

Klinika Juridike në Kolegjin ILIRIA, Ndihmë Juridike Falas

Qendra e Biznesit në Kolegjin ILIRIA

Vizite studimore e studentëve të Kolegjit ILIRIA në korporatën "RUGOVE"

Studentët e Kolegjit ILIRIA realizuan vizitë studimore në fabrikën e produkteve ”Pi&Ki”, Elkos Group

Publikimet & Njoftimet