BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
 
Gjendeni këtu: Konferenca
 
 
Konferencë shkencore ndërkombëtare - ILIRIA dhe ILIRËT

Konferencë shkencore ndërkombëtare - ILIRIA dhe ILIRËT

Konferenca “ILIRIA dhe ILIRËT” është një konferencë shkencore me karakter ndërkombëtar. Në këtë konferencë morën pjesë studiues eminent të ilirologjisë nga: Kroacia, Kosova, Maqedonia, Shqipëria dhe Diaspora.

Me pjesëmarrje nga panelistë të njohur nga shkenca të ndryshme, kjo konferencë ka mbuluar të gjitha fushat si: gjuhën, arkeologjinë, historinë, antikitetin, gjeografinë, etimologjinë, medievin etj. Përmes kumtesave të tyre, panelistët kanë hedhur dritë mbi shtrirjen dhe zhvillimet e lashta në trevat e Ilirisë.  

Qëllimi kryesor i kësaj konference mes tjerash Ishte edhe rikonfirmimi i të arriturave të historiografisë botërore për etnogjenezën e popullit shqiptarë si trashëgimtarë të drejtpërdrejt të Ilirëve: Origjina e Ilirëve si pasardhës të  Pellazgëve; Kush ishin maqedonasit e lashtë dhe ku shtriheshin territoret e tyre; Ku shtriheshin Dardanët, një ndër fiset më të mëdha në Ballkanin Qendrorë; Origjina dhe shtrirja gjeografike e Epirotëve; Shtrirja gjeografike dhe etnogjeneza e Paionëve, që në antikitet banonin në rrjedhën e lumit Axios (Vardar), si fis i veçantë që së bashku me Thesprotët, si fise të veçanta të Ilirisë së Jugut, për herë të parë përmendet në poemat e “Iliadës” dhe “Odisesë”, të Homerit shek. IX p.e.s. 

I ftuar nderi në këtë konferencë ishte Akademik Aleksandar Stipcevic – arbëreshi i njohur shqiptar në Kroaci, Ilirolog me famë botërore.  

Me këtë rast, Kolegji ILIRIA, për vlera të larta akademike dhe kontribut të veçantë në zhvillimin e kërkimit shkencor në fushën e Ilirologjisë dhe historisë së lashtë në nivel ndërkombëtar dhe në forcimin e bashkëpunimit me Kolegjin ILIRIA, i  ndau Akademik Aleksandar Stipcevic, çmimin e veçantë: “Anëtar Nderi i Bordit të Kolegjit ILIRIA”

Panelistë në konferencë ishin:

Aleksandar Stipçeviq (Kroaci)

Iliria dhe Ilirët

Prof. Dr. Zef Mirdita (Kroaci)

Dardanët

Niko Stylos (Hulumtues nga Gjermania)

Gjuha shqipe – Gjuha e Ilirëve

Akademik Beqir Meta (Shqipëri)

Bashkëpunimi Shqipëri – Kosovë në fushën e antikitetit Ilir

Prof. Dr. Faik Drini (Shqipëri)

Ilirët dhe Epirotët – paralele e veçanti 

Prof. Dr. Shpresa Gjongecaj (Shqipëri)

Qarkullimi monetar në Ilirinë e jugut në antikitet

Prof. Dr. Petrika Lera (Shqipëri)

Prova arkeologjike për autoktoninë e ilirëve

Prof. Dr. Luan Përzhita (Shqipëri)

Të dhëna të reja për kulturën e hershme në Dardani 

Prof. Dr. Jahja DRANÇOLLI (Kosovë)

Shteti Ilir  

Prof. Dr. Edi SHUKRIU (Kosovë)

Hyjnesha dardane 

Prof. Dr. Fejaz DRANÇOLLI

Shkatërrimet e monumenteve në Kosovë gjatë viteve "98-99"

Prof. Dr. Naser FERRI (Kosovë)

Rezistenca e dardanëve kundër pushtimit romak dhe romanizimit

Prof. Dr. Muhamet MALA (Kosovë)

Lidhshmëria e antikës me mesjetën përmes konceptit ilir dhe Iliria

Prof. Dr. Exhlale DOBRUNA - SALIU (Kosovë)

Kufiri jugor i Dardanisë gjatë kohës romake në bazë të monumenteve të punuara në gur

Prof. Dr. Shpresa HOXHA (Kosovë)

William Martin Leake mbi Botën ILIRO- ARBËRESHE

Prof. Dr. Nebi DERVISHI (Maqedoni)

Leka I Madh I Maqedonisë

Prof. Dr. Vebi XHEMAILI (Maqedoni)

Rajoni i Pollogut në antikitet

Prof. Dr. Reshat NEXHIPI

Heraklea lynkestis 

Prof. Dr. Flora SELA - KASTRATI (Maqedoni)

Roli I femrës ilire në ngjarjet historike të kohës 

Prof. Dr. Mixhait POLLOZHANI (Maqedoni)

Aspekte estetike të maskave të arit të Trebeshinit

Prof. Dr. Skënder ASANI (Maqedoni)

Shkupi, qendër e rëndësishme e Dardanisë

Mr. sc. Ilmi VELIU (Maqedoni)

Uskana në gërmimet më të reja arkeologjike

toeic_412578405.png

ILIRIA SIS

Vis Pre-Moot

 

Erasmus+ në Kolegjin ILIRIA

Klinika Juridike në Kolegjin ILIRIA, Gara e Arbitrazhit ne Vienë

Klubi i menaxhimit të projekteve në Kolegjin ILIRIA

Klubi i Programerëve dhe Robotikës në Kolegjin ILIRIA

Klinika Juridike në Kolegjin ILIRIA, Ndihmë Juridike Falas

Qendra e Biznesit në Kolegjin ILIRIA

Vizite studimore e studentëve të Kolegjit ILIRIA në korporatën "RUGOVE"

Studentët e Kolegjit ILIRIA realizuan vizitë studimore në fabrikën e produkteve ”Pi&Ki”, Elkos Group

Publikimet & Njoftimet