BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
 
Gjendeni këtu: Konferenca
 
 
Konferencë shkencore - Të pavërtetat dhe dëmet e raportit të Dik Martit

Konferencë shkencore - Të pavërtetat dhe dëmet e raportit të Dik Martit

Nën organizimin e Institutit për Kërkime dhe Shkencë të Kolegjit ILIRIA, në Prishtinë u mbajt Konferenca Shkencore me temën: Të pavërtetat dhe dëmet e raportit të Dik Martit. Qëllimi i Konferencës është kundërshtimi i raportit të Dik Martit  duke u bazuar në  fakte shkencore dhe argumente.

Rezymetë e mbledhura do t’i dërgohen Këshillit të Evropës  si argumente kundër raportit. Konferenca  “ Te Pavërtetat dhe dëmet e raportit të Dik Martit”, në tryezën e saj mblodhi politikan, akademik dhe studiues nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia për të unifikuar qëndrimin ndaj këtij raporti.

Rezymetë e kumtesave të paraqitura në këtë konference, u janë përcjellë të gjithë anëtarëve të këshillit të Evropës.

Ditën e seancës së Këshillit të Evropës në të cilën do të shqyrtohej raporti i Marty-t, përfaqësues të Kolegjit ILIRIA, dokumentin e sipërpërmendur ua dorëzuan personalisht edhe në formë të shtypur të gjithë senatorëve të Këshillit të Evropës, përfshirë edhe senatorit zviceran Dick Marty.

Ky material i është dërguar edhe Presidentit të Republikës së Kosovës, Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Kryetarit të Parlamentit të Republikës së Kosovës, të gjithë ministrave të ministrive përkatëse të Republikës së Kosovës,   Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Këshillit Prokurorial të Kosovës, Institutit Gjyqësor të Kosovës, Odës së Avokatëve të Kosovës, ABAROL-it, Fakultetit Juridik të Prishtinës, përfaqësive diplomatike në Republikën e Kosovës. Misioneve të huaja në Kosovë: EULEX-it, UNMIK-ut etj.

Panelistët të cilët morën pjesë në konferencë:

Dr. Mixhait REÇI – President i Kolegjit ILIRIA
Z. Alfred MOJSIU – Ish President i Republikës së Shqipërisë
Z. Islam LAUKA – Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Kosovë
Akademik Pajazit NUSHI – Rektor i Kolegjit ILIRIA
Akademik Rexhep QOSJA
Dr. Din ABAZAJ -  President i Asociacionit të Urdhrit  të Mjekëve Të Shqipërisë (Shqipëri)
Dr. Remzi IZAIRI – Kryetar i shoqatës së  Mjekëve Shqiptarë të Maqedonisë (Maqedoni)
Dr. Imer DURMISHI – Specialist i kirurgjisë abdominale në transplantim të organeve , Spitali Universitar, Gjenevë (Zvicër)
Dr. Thanas GJIKAJ – Zv. President i këshillit rajonal të Urdhrit të Mjekëve , Tiranë (Shqipëri)
Dr. Agim VINCA – Studiues i letërsisë dhe shkrimtar (Kosovë)
Dr. Ramë BUJA – Profesor i shkencave politike (Kosovë)
Dr. Ibrahim GASHI – Profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare (Kosovë)
Dr. Shenasi JUSUFI – Sekretar gjeneral i Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë të Maqedonisë (Maqedoni)
Dr. Arsim GËRXHALIU – Drejtor i departamentit për Mjekësi ligjore (Kosovë)
Dr. Flamur BLAKAJ – Specialist i mjekësisë ligjore, Dr. Besim SLLAMNIKU – Specialist i ORL, Dr. Mazllum BELEGU – Specialist i transfuzionologjisë (Kumtesë e përbashkët) (Kosovë)
Dr. Isa HAXHIU – Specialist i urologjisë në QKUK (Kosovë)
Mr. Afrim HOTI – Profesor i shkencave politike (doktorant në Universitetin e Hamburgut)
Dr. Avdulla ROBAJ – Profesor i shkencave juridike (Kosovë)Mr. Ruzhdi JASHARI – Magjistër në marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci


toeic_412578405.png

ILIRIA SIS

Vis Pre-Moot

 

Erasmus+ në Kolegjin ILIRIA

Klinika Juridike në Kolegjin ILIRIA, Gara e Arbitrazhit ne Vienë

Klubi i menaxhimit të projekteve në Kolegjin ILIRIA

Klubi i Programerëve dhe Robotikës në Kolegjin ILIRIA

Klinika Juridike në Kolegjin ILIRIA, Ndihmë Juridike Falas

Qendra e Biznesit në Kolegjin ILIRIA

Vizite studimore e studentëve të Kolegjit ILIRIA në korporatën "RUGOVE"

Studentët e Kolegjit ILIRIA realizuan vizitë studimore në fabrikën e produkteve ”Pi&Ki”, Elkos Group

Publikimet & Njoftimet