BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
 
Gjendeni këtu: Konferenca
 
 
Akademi Shkencore kushtuar Akademik Aleksandër Stipçeviqit

Akademi Shkencore kushtuar Akademik Aleksandër Stipçeviqit

Kolegji ILIRIA, më 10 tetor 2017 organizoi Akademi Shkencore kushtuar Akademik Aleksandër Stipçeviqit (10.10.1930 - 01.08.2015), shkencëtarit të shquar shqipëtar të Arbëneshit të Zarës. Ky aktivitet përfshihet në kuadër të programit të veprimtarisë shkencore të vitit 2017, shënon ditëlindjen e tij dhe simbolikisht hap vitin e ri akademik të institucionit të arsimit të lartë ILIRIA. Synimi i Kolegjit është që me punimet shkencore, të cilat u paraqiten në këtë Akademi solemne, të ndriçohen shkencërisht aspekte të rëndësishme të veprës madhore të Stipçeviqit në shkencat albanologjike dhe veçanërisht në fushën e ilirologjisë.

Akademik Aleksandër Stipçeviqi ka qenë mik i madh dhe bashkëpunëtor i zellshëm i Kolegjit ILIRIA. Në vitin 2009, me pjesëmarrjen e shumë personaliteteve akademike, është organizuar Konferenca shumë e suksesshme shkencore Iliria dhe Ilirët. Me atë rast, për merita të jashtëzakonshme në fushën e studimeve albanologjike,  Stipçeviç shpallet “DOCTOR HONORIS CAUSA” i Kolegjit ILIRIA.

Duke vlerësuar lartë kontributin shumëvjeçar në fushën e shkencave humane dhe sidomos në Ilirologji, për ta nderuar këtë figurë të ndritur të arsimit, të kulturës dhe të shkencës, Këshilli Drejtues i Kolegjit ILIRIA në mbledhjen e mbajtur më 14 qershor 2017, aprovoi vendimin për themelimin e Çmimit Shkencor “Akademik Aleksandër Stipçeviç”. Duke u bazuar në misionin dhe vizionin e Kolegjit ILIRIA, të këtij institucioni të lartë universitar, duke vlerësuar lart veprimtarinë shkencore dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Akademik Aleksandër Stipçeviqit, me origjinë nga Arbëneshi i Zarës (Republika e Kroacisë) në fushën e studimeve albanologjike dhe posaçërisht në atë të studimeve ilire, pastaj bashkëpunimin e këtij personaliteti të shquar me famë botërore me Kolegjin ILIRIA, me synimin për të ngritur në nivel më të lartë cilësinë e veprimtarisë mësimore dhe shkencore, miratoi propozimin e Rektorit dhe të Këshillit Mësimor Shkencor për themelimin e Çmimit Shkencor Ndërkombëtar “Akademik Aleksandër Stipçeviq”.

Me emërtimin e këtij çmimi shkencor ndërkombëtar, nderohet historiani i antikitetit, ilirologu i shquar, autori i shumë punimeve dhe i veprave shkencore me rëndësi të madhe edhe për metodologjinë e kërkimeve shkencore. Nderohet gjithashtu edhe lauerati i këtij çmimi prestigjioz shkencor, i cili jepet në ceremoninë e dhënies së çmimit vjetor 2017 për arritje shkencore dhe për karrierë të suksesshme akademike.

Çmimi Shkencor Ndërkombëtar “Akademik Aleksandër Stipçeviq”, duke u mbështetur në Rregulloren e Çmimit Shkencor dhe në bazë të vlerësimit, të zgjedhjes dhe të vendimit të Jurisë, u jepet personaliteteve të shquara akademike-universitare dhe të tjera për kontribut të madh me vlerë arsimore, kulturore dhe shkencore, për botime, për projekte dhe për arritje të shquara në fusha të ndryshme të kërkimit profesional shkencor.

 

Çmimi Shkencor Ndërkombëtar "Akademik Aleksandër Stipçeviq" i jepet Akademik Idriz Ajetit për arritje të shquara Akademike-Universitare shumëvjeçare në fushën e studimeve Albanologjike.

 

Dhënia e Çmimit është bërë përmes Akademisë solemne, të organizuar në kuadër të konferencës shkencore të Kolegjit Iliria, më 10 tetor 2017.

Takim i përzemërt me Akademik Idriz Ajetin (Prishtinë, më 10 tetor 2017).

Në Akademinë shkencore moren pjesë shumë personalitete të shquara. Fjalën përshëndetëse e mbajti Presidenti i Kolegjit ILIRIA, Prof. Dr. Mixhait Reçi. Rektori i Kolegjit, Prof. Dr. Nuri Bashota, vlerësoi rëndësinë e mbajtjes së këtij manifestimi arsimor, kulturor dhe shkencor. Akademinë shkencore e ka përshëndetur edhe Z. Zlatko Vnušec, Sekretari i Parë i Ambasadës së Republikës së Kroacisë në Prishtinë.

 

Me kumtesa u paraqiten këta autorë:

Akademik Muzafer Korkuti, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë - Për shkak të angazhimeve të veta në Tiranë, ka dërguar tekstin e fjalës përshëndetëse.

Prof. Dr. Jahja Drançolli, Profesor i Historisë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” - Roli i Aleksandër Stipçeviqit historiografisë dhe etnologjisë.

Prof. Dr. Isak Shema, Profesor, Kolegji ILIRIA - Vështrimi enciklopedik mbi Arbëneshët e Zarës i Akademik Aleksandër Stipçeviqit.

Prof. Dr. Selim Daci, Profesor i Historisë, Universiteti Prishtinës “Hasan Prishtina” - Kontributi i Aleksandër Stipçeviqit për historinë e Ilirëve.

Prof. Dr. Hysen Matoshi, Drejtor i Institutit Albanologjik Stipçeviq - Model i studimit të trashëgimisë.

Prof. Dr. Muhamet Mala, Prodekan i Fakultetit Filozofik të Prishtinës - Kontributi i Aleksandër Stipçeviqit në fushën e ilirologjisë.

Prof. Dr. Nebi Dervishi, Universiteti Shtetëror i Tetovës - Recension mbi veprën e Akademik Stipçeviqit. Kultura tradicionale e Arbëneshëve të Zarës.

Dr. Gjon Berisha, Historian, Instituti i Historisë i Kosovës - Kontributi i Aleksandër Stipçeviqit për kontinuitetin Iliro-Arbnor.

Prof. Dr. Sadri Fetihu, Instituti Albanologjik i Prishtinës - Përkthimi në gjuhën shqipe i veprës “Tradicijska kultura zadarskih Arbanasa” të Aleksandër Sipçeviqit.

Mehmet Latifi, Publicist, Strugë. Si e kam njohur Akademik Aleksandër Stipçeviqin.

 

Punimet e Akademisë shkencore do të botohen në revistën shkencore të Kolegjit ILIRIA “Iliria International Review

Untitled Document
Student Information System Login
 

toeic_412578405.png

Publikimet & Njoftimet