BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
 
Gjendeni këtu: Konferenca
 
 
Kolegji ILIRIA ndan Çmimin Shkencor Ndërkombëtar “Aleksandër Stipçeviq” 2018

Kolegji ILIRIA ndan Çmimin Shkencor Ndërkombëtar “Aleksandër Stipçeviq” 2018

Në kuadër të veprimtarisë shkencore të Kolegjit ILIRIA, të mërkurën më 10 tetor 2018, për të dytin vit radhazi, në një ceremoni solemne në Kolegjin ILIRIA, jepet Çmimi Shkencor Ndërkombëtar “Aleksandër Stipçeviq”.

Në këtë veprimtari shkencore bëhet dhe përurimi i botimeve të Kolegjit ILIRIA “Akademik Aleksandër Stipçeviq” dhe “Shqipja standarde dhe gjendja aktuale e përdorimit të saj”.

Duke u bazuar në misionin dhe vizionin e Kolegjit ILIRIA, duke vlerësuar lart veprimtarinë shkencore dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Akademik Aleksandër Stipçeviqi në fushën e studimeve albanologjike dhe posaçërisht në atë të studimeve ilire, pastaj duke veçuar bashkëpunimin e këtij personaliteti të shquar me famë botërore me Kolegjin ILIRIA, u themelua edhe Çmimi Shkencor Ndërkombëtar “Aleksandër Stipçeviq”.

Me emërtimin e këtij Çmimi Shkencor Ndërkombëtar nderohet historiani i antikitetit, ilirologu i shquar, autori i shumë punimeve dhe i veprave shkencore me rëndësi të madhe edhe për metodologjinë e kërkimeve shkencore.

Çmimi Shkencor Ndërkombëtar “Aleksandër Stipçeviq”, duke u mbështetur në Rregulloren e Çmimit Shkencor dhe në bazë të vlerësimit, të zgjedhjes dhe të vendimit të Jurisë, u jepet personaliteteve të shquara akademike-universitare dhe të tjera për kontribut të madh me vlerë arsimore, kulturore dhe shkencore, për botime, për projekte dhe për arritje të shquara në fusha të ndryshme të kërkimit profesional shkencor.

Në tetor të vitit 2017 Kolegji ILIRIA realizoi edicionin e parë të Çmimit Shkencor Ndërkombëtar "Aleksandër Stipçeviq", i cili në një ceremoni solemne iu dha Akademik Idriz Ajetit, për arritje të shquara Akademike-Universitare shumëvjeçare në fushën e studimeve Albanologjike.

Më 10 tetor 2018, Kolegji ILRIA realizoi edicionin e dytë të veprimtarisë shkencore, ku nderoi me Çmimin “Aleksandër Stipçeviq” 2018, Akademik Muzfer Korkutin, anëtar i Akademisë së Shkencave të ë Shqipërisë, shkencëtarin të shquar me famë kombëtare dhe botërore.

Në këtë veprimtari shkencore morën pjesë shumë personalitete të shquara. Fjalën përshëndetëse e mbajti Presidenti i Kolegjit ILIRIA, Prof. Dr. Mixhait Reç, duke u shprehur mirëseardhje me të ngrohtë të gjithë pjesëmarrësve. Prorektori i Kolegjit, Prof. Isak Shema, vlerësoi punën dhe rëndësinë e mbajtjes së këtij manifestimi arsimor, kulturor dhe shkencor. Duke shprehur:

Juria e Kolegji ILIRIA për dhënien e Çmimit Shkencor Ndërkombëtar ALEKSANDER STIPÇEVIQ 2018 në mbledhjen e mbajtur më 13 shtator 2018, shqyrtoi propozimet për fitues të Çmimit Aleksandër Stpiçeviq 2018 (edicioni i dytë). Në bazë të vlerësimit të kontributit të madh shkencor shumëvjeçar në fushën e studimeve të historisë së popullit shqiptar, të studimeve ilire dhe të arkeologjisë, unanimisht nominoi AKADEMIK MUZAFER KORKUTIN, anëtarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, specialist i Prehistorisë dhe Arkeologjisë Prehistorike Shqe, fitues të Çmimit Shkencor Ndërkombëtar Aleksandër Stipçeviq 2018 .

Në bazë të vlerësimit të kontributit të jashtëzakonshëm shkencor shumëvjeçar në fushën e studimeve të historisë së popullit shqiptar, të studimeve ilire dhe arkeologjisë, Juria e Kolegjit ILIRIA, unanimisht nominoi:

Anëtarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademik Muzafer Korkutin, specialist i Prehistorisë dhe Arkeologjisë Prehistorike Shqiptare, fitues të Çmimit Shkencor Ndërkombëtar Aleksandër Stipçeviq 2018.

Në këtë rast, Presidenti i Kolegjit ILIRIA, Prof. Dr. Mixhait Reçi, duke ia dhënë çmimin akademik Muzafer Korkutit, theksoi: “Kolegji ILIRIA ndihet shumë i nderuar dhe i respektuar që ka kënaqësinë kaq të veçantë, t`ia ndajë Çmimin “ALEKSANDËR STIPÇEVIQ “një personaliteti shumë të veçantë dhe shumë të rëndësishëm, për kontributin që ka dhënë për kombin tonë, shkencës dhe botës”.

Në ceremoninë solemne të dhënies së çmimit shkencor ndërkombëtar ALEKSANDËR STIPÇEVIQ 2018, Prof. Dr. Jahja Drançolli, vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm për studimet e antikitetit shqiptar të akademik Muzafer Korkutit.

Akademik Muzafer Korkuti u shpreh i nderuar për këtë vlerësim që i është bërë nga Kolegji ILIRIA, ku në një deklaratë të tij potencon:

“Për mua është nderë i veçantë dhe i madh që më bëri Kolegji ILIRIA, me dhënien e këtij Çmimi. Ky çmim më gëzon sepse mban emrin “ILIRIA”, sepse ky emër përfshin territorin e mirëfilltë, autokton të të parëve tanë, Ilirëve, pastaj arbërve e deri tek shqiptarët, më kënaq edhe për faktin që unë kësaj teme ia kam kushtuar studimet e mia gjithë jetën. Më kënaq edhe fakti që ky Çmim mbanë emrin e Akesandër Stipqeviqit, një figure kaq të shquar të studimeve ilire”, tha laureati i këtij Çmimi, Muzafer Korkuti.

Veprimtarinë shkencore e ka përshëndetur edhe përfaqësues të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës.

Në këtë ceremoni u bë edhe promovimi i librave “Akdademik Aleksandër Stipqeviq” dhe “Shqipja Standarde dhe gjendja aktuale e përdormit të saj”.

Në përurimin e librit AKADEMIK ALEKSANDËR STIPÇEVIQ, dhanë vlerësimet e tyre Prof. Dr. Muhamet Mala dhe Prof. Dr. Gjon Berisha.

Në përurimin e librit SHQIPJA STANDARDE DHE GJENDJA AKTUALE E PËRDORIMIT TË SAJ, dhanë vlerësimet e tyre Prof. Dr. Qemal Murati dhe Prof. Dr. Valter Memisha.

Kjo veprimtari shkencore dhe ceremoni solemne, në përfundim u përcjell me një rast kokteji në Kolegjin ILIRIA.

ILIRIA SIS

toeic_412578405.png

Vis Pre-Moot

 

Erasmus+ në Kolegjin ILIRIA

Klinika Juridike në Kolegjin ILIRIA, Gara e Arbitrazhit ne Vienë

Klubi i menaxhimit të projekteve në Kolegjin ILIRIA

Klubi i Programerëve dhe Robotikës në Kolegjin ILIRIA

Klinika Juridike në Kolegjin ILIRIA, Ndihmë Juridike Falas

Qendra e Biznesit në Kolegjin ILIRIA

Vizite studimore e studentëve të Kolegjit ILIRIA në korporatën "RUGOVE"

Studentët e Kolegjit ILIRIA realizuan vizitë studimore në fabrikën e produkteve ”Pi&Ki”, Elkos Group

Publikimet & Njoftimet