BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
 
Gjendeni këtu: LIgjerata te Hapura
 
 
Mediet dhe Politika

Mediet dhe Politika

Nën organizimin e përbashkët të Kolegjit ILIRIA dhe gazetës “Tribuna Shqiptare” dhe me përkrahje të Friedrich Ebert Stiftung, në Prishtinë, u mbajt tryezë debati me temën "Mediet dhe Politika."

Organizimi i saj kishte për qëllim që të paraqes dhe vlerësoj rolin që media shqiptare e ditëve të sotme luan në çështjet politike aktuale si dhe në zhvillimet e gjithëmbarshme. 

Përmes kësaj tryeze është vlerësuar raporti i marrëdhënieve mes medias dhe politikës, nivelin e interesave mes tyre. Është vlerësuar dhe shtjelluar edhe raporti trekëndësh pushtet (politikë) – media dhe publik. Po ashtu është diskutuar dhe janë nxjerrë përfundime mbi lirinë e shtypit dhe tejkalimin e kompetencave në raste të veçanta nga ana e mediave.

Ndërkaq, Dr. Jakup Krasniqi, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ndër të tjera ftoj mediat që të vazhdojnë të japin kontributin ë tyre në drejtim të konsolidimit të demokracisë, të institucioneve të shtetit dhe të forcimit të pavarësisë, madje edhe me çmimin e kritikës së natyrshme të dobësimit të pushtetit në interes të shtetit. 

Kjo konferencë ka shërbyer si një nismë e mbarë në vlerësimin dhe zhvillimin e rolit të rëndësishëm ndërmjetësues që ka media, në përçimin e mesazheve nga politika deri tek publiku dhe anasjelltas. Si e tillë, patjetër që duhet të përkrahet në aktivitetet e saja të rëndësishme drejt menaxhimit sa më efikas dhe korrekt të punën së saj informuese.

Pjesmarrës në tryezë ishin:

Rexhep Hoti
Tribuna Shqiptare

Dr. Jakup Krasniqi
Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës

Dr. Mixhait Reçi
Kolegji ILIRIA

Besa Luzha
FES Prishtina

Rrahman Paçarizi
Bordi i RTK – së

Anna Di Leilo
KIJAC

 

toeic_412578405.png

ILIRIA SIS

Vis Pre-Moot

 

Erasmus+ në Kolegjin ILIRIA

Klinika Juridike në Kolegjin ILIRIA, Gara e Arbitrazhit ne Vienë

Klubi i menaxhimit të projekteve në Kolegjin ILIRIA

Klubi i Programerëve dhe Robotikës në Kolegjin ILIRIA

Klinika Juridike në Kolegjin ILIRIA, Ndihmë Juridike Falas

Qendra e Biznesit në Kolegjin ILIRIA

Vizite studimore e studentëve të Kolegjit ILIRIA në korporatën "RUGOVE"

Studentët e Kolegjit ILIRIA realizuan vizitë studimore në fabrikën e produkteve ”Pi&Ki”, Elkos Group

Publikimet & Njoftimet