BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
 
Gjendeni këtu: Mardheniet
 
 
Vizita e studentëve nga Italia brenda Programit E.MA

Vizita e studentëve nga Italia brenda Programit E.MA

Në vazhdën e vizitave që i bëhen Kolegjit ILIRIA janë edhe studentët nga Venecia, Italia,  brenda programit E.MA. Ky program është programi kryesor i mësimdhënies në EIUC (European Inter-University Center for Human Rights and Democratisation), Qendrës Ndër-Universitare Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Demokratizim, Manastiri San Nicolo, Venecia, Itali.

Grup studentësh nga kjo Qendër, me rastin e vizitës janë pritur nga menaxhmenti, nga profesorët dhe studentët e Kolegjit ILIRIA. Gjatë periudhës disa ditore të vizitës së tyre studentët kanë vizituar Kampusin e Kolegjit, kanë parë nga afër formën e zhvillimit të ligjëratave dhe aktiviteteve tjera në procesin e mësimdhënies si dhe kanë pasur rastin të shkëmbejnë përvoja dhe të shtjellojnë çështje të ndryshme edukative me studentët dhe profesorët e  Kolegjit ILIRIA.

Po ashtu, për nder të vizitës së tyre, zyrtari i lartë politik i OSBE-së, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, në Kosovë, z. Nuno Luzio ka mbajtur një ligjëratë para studentëve dhe stafit akademik të Kolegjit ILIRIA me temën “Kosova”.

Ligjërata nga z. Luzio kishte për qëllim që të i informoj studentët nga Italia, me lëvizjet e rëndësishme politike në Kosovë, nga periudha fillestare e shtet formimit të Kosovës deri në periudhën aktuale. Ata u informuan me përbërjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, me përbërjen e  pozitës politike, opozitës, me listën e medieve, institucioneve vendore zyrtare, të OJQ-ve si dhe institucioneve të huaja, përfaqësive diplomatike, etj., të cilat  ushtrojnë aktivitetet e tyre në Kosovë.

Në përmbyllje të vizitës, Kolegji ILIRIA, organizoi një mbrëmje të përbashkët argëtuese-rinore për studentët mysafir nga Italia dhe studentët e tij.

toeic_412578405.png

ILIRIA SIS

Vis Pre-Moot

 

Erasmus+ në Kolegjin ILIRIA

Klinika Juridike në Kolegjin ILIRIA, Gara e Arbitrazhit ne Vienë

Klubi i menaxhimit të projekteve në Kolegjin ILIRIA

Klubi i Programerëve dhe Robotikës në Kolegjin ILIRIA

Klinika Juridike në Kolegjin ILIRIA, Ndihmë Juridike Falas

Qendra e Biznesit në Kolegjin ILIRIA

Vizite studimore e studentëve të Kolegjit ILIRIA në korporatën "RUGOVE"

Studentët e Kolegjit ILIRIA realizuan vizitë studimore në fabrikën e produkteve ”Pi&Ki”, Elkos Group

Publikimet & Njoftimet