BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
 
Gjendeni këtu: Mardheniet
 
 
Adriatic Linked Universities – Rrjeti i Universiteteve të Adriatikut

Adriatic Linked Universities – Rrjeti i Universiteteve të Adriatikut

Kolegji ILIRIA, i përfaqësuar nga menaxhmenti i lartë, ka marrë pjesë në konferencën e themelimit të Rrjetit të Universiteteve të Adriatikut dhe ka nënshkruar marrëveshjen e përbashkët të bashkëpunimit me nëntë universitete të tjera të zonës së Adriatikut.

Ky rrjet është një projekt marrëveshje e përbashkët bashkëpunimi mes Universiteteve private-publike të zonës së Adriatikut. Kolegji ILIRIA së bashku me nëntë universitete tjera, Universiteti Illyria (Shqipëri), Universiteti LUM Jean Monnet (Itali), Universiteti Megatrend (Serbi), Universiteti Mediteran i Podgoricës (Mali i Zi), Universiteti i Evropës Jug Lindore të Tetovës (Maqedoni), Universiteti i Maqedonisë I Thessalonikut (Greqi), Universiteti I Primroska (Slloveni), Universiteti i Rjekës (Kroaci) si dhe Universiteti i Travnikut (Bosnje dhe Hercegovinë), janë zotuar të bashkëpunojnë duke shkëmbyer njohuri dhe kapacitete të tyre akademike dhe studentore.

Ndër tjera, kjo marrëveshje synon bashkëpunimin për nivelin Master ndërdisiplinor mbi politikat që kanë për qëllim inkurajimin e përparimit të zonës së Adriatikut në fushën e edukimit, transportit, ekologjisë, tregtisë, turizmit, artit dhe kulturës; një program doktorature mbi zhvillimin e qëndrueshëm të Adriatikut; krijimi i revistës së përbashkët shkencore  të Adriatikut; themelimi i bibliotekës së përbashkët elektronike në Adriatik dhe realizimi i botimeve të përbashkëta;  bashkëpunim mes universiteteve partnere mbi tezat e studentëve në nivelin master ose doktorature, takime, seminare, simpoziume, debate dhe takime të tjera shkencore dhe profesionale të përbashkëta mbi tema me interes të përbashkët për 10 partnerët.

toeic_412578405.png

ILIRIA SIS

Vis Pre-Moot

 

Erasmus+ në Kolegjin ILIRIA

Klinika Juridike në Kolegjin ILIRIA, Gara e Arbitrazhit ne Vienë

Klubi i menaxhimit të projekteve në Kolegjin ILIRIA

Klubi i Programerëve dhe Robotikës në Kolegjin ILIRIA

Klinika Juridike në Kolegjin ILIRIA, Ndihmë Juridike Falas

Qendra e Biznesit në Kolegjin ILIRIA

Vizite studimore e studentëve të Kolegjit ILIRIA në korporatën "RUGOVE"

Studentët e Kolegjit ILIRIA realizuan vizitë studimore në fabrikën e produkteve ”Pi&Ki”, Elkos Group

Publikimet & Njoftimet