BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Projekti TEMPUS

Projekti TEMPUS

Në mënyrë që Kosova të integrohet suksesshëm në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë është vitale për vendin të inkorporohen standardet dhe parimet që sot janë vendosur dhe pajtuar nga 47 shtete të cilat kanë nënshkruar Procesin e Bolonjës, përfshirë vendet e Unionit Evropian.

Këto standarde dhe parime përfshijnë objektivat kyçe për sigurimin e standardeve të larta në kualitetin e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor tek ofruesit e arsimit të lartë.

Sigurimi i cilësisë përfaqëson një element kyç në arsimin e lartë dhe përfshinë themelimin, rritjen dhe monitorimin e standardeve dhe udhëzuesve. I kontribuon besueshmërisë dhe hulumtimit si dhe paraqitet si vlerë profesionale e ofruesve të arsimit të lartë si dhe ka për qëllim sigurimin e ofrimit të programeve të studimit me dhe i aktiviteteve hulumtuese të kualitetit të lartë.

Përfshirja e njësive të sigurimit të cilësisë në strukturën e arsimit të lartë, lejon më shumë monitorim efektiv të këtyre standardeve dhe të cilësisë së menaxhmentit gjithashtu sikurse edhe të mësimdhënies dhe hulumtimit. Për më tepër, ofron një platformë për reforma të cilat do të jenë të dobishme për ofruesit e arsimit të lartë.

Projekti “Mbështetja dhe Zhvillimi i Strukturave për Kontrollin e Cilësisë në Institucionet Private të Arsimit të Lartë në Kosovë” është për të prezantuar dhe rritur standardet e cilësisë dhe mekanizmat tek Ofruesit e Arsimit të Lartë Privat në Kosovë në mënyrë që të lehtësoj krahasueshmërinë, besueshmërinë dhe praktikat e Sigurimit të Kualitetit në pajtueshmëri me parimet dhe Strategjinë për Zhvillimin e Arsimit të Lartë në Kosovë (2005-2015).