BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Dr. Mixhait Reçi, President i Kolegjit ILIRIA shpallet “AMBASADOR PËR PAQEN”

Dr. Mixhait Reçi, President i Kolegjit ILIRIA shpallet “AMBASADOR PËR PAQEN”

Presidenti i Federatës së Paqes Universale Botërore për Evropë Dr. Young Shik An dhe Sekretari i Përgjithshëm i saj për Evropë Prof. Dr. Mark Brann shpallën Dr. Mixhait Reçi “AMBASADOR PËR PAQEN”.

Dr. Mixhait Reçi - President i Kolegjit ILIRIA u shpall “AMBASADOR PËR PAQEN” – “AMBASSADOR FOR PEACE” nga Organizata FPU - Federata e Paqes Universale, organizatë kjo, me status të veçantë në Këshillin Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Emërimi i presidentit të Kolegjit ILIRIA nën këtë titull nderi u realizua me rastin e zhvillimit të punimeve të konferencës së Federatës së Paqes Universale në Kosovë me temën: FPU – Vizion gjithëpërfshirës për Paqen, Sigurinë dhe Zhvillimin, e mbajtur të më 20 Prill 2013, në Prishtinë.

Federata e Paqes Universale është një aleancë globale e udhëheqësve të jetës politike, akademike, fetare, të shoqërisë civile, individëve dhe organizatave që i dedikohen ndërtimit të një bote të paqes në të cilën të gjithë mund të jetojnë në liri, harmoni, bashkëpunim dhe prosperitet të përbashkët. Federata e Paqes mbështet projekte edukimi që synojnë zhvillimin e karakterit, dashurinë e pastër, të forcojë martesën dhe familjen, parandalimin e SIDAs, zhvillimin e qëndrueshëm dhe arsimin, si edhe një program të gjerë me projekte shërbimi dhe ndihme. Përpjekjet për të krijuar një qeverisje të mirë përfshijnë mbështetjen e krijimit të një Këshilli ndër-religjioz pranë OKB-së dhe një seri samitesh botërore me këtë tematikë. Konferencën e nderuan me pjesëmarrjen e tyre; Kryetari i Federatës së Paqes Universale Botërore Dr. Young Shik An, Presidenti i ri i FPU për Evropën dhe Sekretari i Përgjithshëm i ri i saj për Evropën, Prof. Dr. Mark Brann.

foto galeria