BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Në Kolegjin ILIRIA u Promovua Trilogjia “Demaçi” e  autorit Selatin Novosella

Në Kolegjin ILIRIA u Promovua Trilogjia “Demaçi” e autorit Selatin Novosella

17 Maj 2013- Në  kuadër të aktiviteteve të përbashkëta, Kolegji ILIRIA dhe Shoqata e të Burgosurve Politik të Kosovës, bënë promovimin e Trilogjisë së autorit Selatin Novosella, kushtuar veprimtarisë dhe angazhimit ndaj çështjes kombëtare të vizionarit dhe veprimtarit të shquar, Adem Demaçit.

Trilogjia në vete përmbajti tre botime me tituj:  “Demaçi - Lëvizja për Bashkim”, “Demaçi – Procesi i Prishtinës” dhe “Demaçi – Metaforë Lirie. Secili nga këto libra përmban evidenca dhe përshkrime të ngjarjeve shumë të rëndësishme në çështjen e Kosovës, në të cilat Adem Demaçi ka qenë incjues dhe faktor kyç në realizimin e suksesshëm të tyre. Në kronologji janë paraqitur iniciativat dhe veprimet shumë të guximshme të subjektit të librit, që nga mosha e hershme e tij e deri në kohën kur ai kthehet në udhëheqës shpirtëror të popullit të Kosovës e deri në periudhën dhe ngjarjet që pasuan gjatë burgosjes dhe i persekutimit të tij politik në kohën e regjimit Jugosllav.

Adem Demaçi, me rastin e promovimit të trilogjisë ka shprehur kënaqësinë për njohjen dhe nderin që po i bëhet punës dhe angazhimit të tij shumëvjeçar, përmes botimit të setit të librave kushtuar tij dhe veçanërisht në një institucion të respektuar sikurse Kolegji ILIRIA.

Në po të njëjtin rast, në fjalën e tij, Adem Demaçi në shënjim të përvjetorit të zhdukjes së veprimtarit të madh Ukshin Hoti  foli për veprën dhe angazhimin sublim të tij  politik dhe arsimor në çështjen e Kosovës.

Vetë autori i librave Selatin Novosella, shprehu kënaqësinë që po i shlyen një borxh një njeriu model, veprimtarit të paepur të çështjes kombëtare, Adem Demaçit.
Ceremonia e promovimit të librit u shënua me pjesëmarrje të konsiderueshme nga figura eminente, autorë, veprimtarë, veteranë dhe ish të përndjekur politik, akademik, studentëve dhe dashamirëve të librit.

foto galeria