BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Kolegji ILIRIA në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane hapën ekspozitën e Fotografisë Amerikane

Kolegji ILIRIA në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane hapën ekspozitën e Fotografisë Amerikane

Në kuadër të aktiviteteve kulturore, Kolegji ILIRIA në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Prishtinë, në hapësirat e Kolegjit ILIRIA, hapën ekspozitën e fotografisë amerikane titulluar: “Fotografi Historike të SHBA-ve nga Biblioteka e Kongresit”, e cila do të mbetet e hapur për disa ditë në vazhdim.

Duke synuar zhvillimin e aspektit kulturor të komunitetit studentor dhe atij të gjithëmbarshëm shqiptar  si dhe përafrimin e tij me aspekte historike të Shteteve Historike të Shteteve të Bashkuara, Kolegji ILIRIA në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë hapën ekspozitën e fotografisë Amerikane “Fotografi Historike të SHBA-ve nga Biblioteka e Kongresit”.

Fotografitë të cilat po ekspozohen në këtë ekspozitë përfaqësojnë materiale dokumentuese mbi Historinë e Shteteve të Bashkuara, Jetët, Interesat dhe Arritjet e Popullit Amerikan. Këto fotografi dhe të tjera të shumta janë pjesë turnamentit të ekspozitës personale të z. Paul Engelstad, një përzgjedhje e koleksionit të materialeve të printueshme dhe fotografive të Bibliotekës së Kongresit.

Me rastin e hapjes së kësaj ekspozite, përfaqësuesi nga Ambasada Amerikane z. Paul Engelstad, zyrtar për Çështje Publike i Ambasadës foli mbi përmbajtjen historike të fotografive, rëndësinë që ato bartin brenda tyre. Ai theksoi më tej, se duke qenë se bartin brenda vizualitetit të tyre aktivitete, aspekte infrastrukture, ngjarje të rëndësishme dhe të rëndomta komunitare, takime dhe paraqitje zyrtare nga përfaqësues të lartë, të cilat të lënë të kuptosh dhe të krijosh ide të qarta mbi mënyrën se si është ndërtuar SHBA-ja ndër vite.

Gjithashtu, nga përfaqësues të lartë të Kolegjit ILIRIA, pjesëmarrja e z. Paul dhe vullneti i tij i mirë dhe i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të organizojë ekspozitë të profilit të tillë u vlerësua si mundësi e veçantë e përafrimit për të komunikuar më mirë dhe për të thelluar bashkëpunimin, dashurinë dhe respektin e ndërsjellë mes Kosovës dhe SHBA-ve. Ndërkaq u paralajmërua edhe vizita e Ambasadores së SHBA-ve në Kosovë, Tracey Jacobson në Kolegjin ILIRIA, si shenjë e thellimit të bashkëpunimit të mëtejshëm reciprok.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin një numër i konsiderueshëm i studentëve, stafit akademik, dashamirë të artit dhe të tjerë.


foto galeria