BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Kolegji ILIRIA pjesë e vizitës studimore në Universitetin Politehnica të Bukureshtit, Rumani

Kolegji ILIRIA pjesë e vizitës studimore në Universitetin Politehnica të Bukureshtit, Rumani

Përfaqësues nga Kolegji ILIRIA së bashku me institucione tjera të Arsimit të Lartë Privat nga Republika e Kosovës u bënë pjesë e një vizite studimore dhe punëtorie në Universitetin Politehnica të Bukureshtit, Romani nga 2-6 Qershor, 2013. Kjo vizitë u mundësua nga projekti TEMPUS “Inkurajimi i procesit të zhvillimit të Kurrikulumit bazuar në rezultatet e mësimnxënies dhe mësimdhënies udhëzuar nga hulumtimi në Institucionet Private të Arsimit të Lartë të Kosovës”, financuar nga Komisioni Evropian.

Vizita studimore përbëhej nga 3 punëtori në temën: “Pozicionimi i Arsimit të Lartë në Sistemin e Arsimit Jo-formal”, punëtoria e dytë në temën “Definimi i Rezultateve të Mësimnxënies në një Program Studimi të Ri në nivelin Bachelor dhe Master” dhe punëtoria e tretë në temën: “Rishikimi i Programit të Studimit të arrijë Rezultatet e Ofruara të Mësimnxënies nga Programe të Ngjashme në Evropë”.  

Për më tepër, në tryezën e diskutimeve u hapën edhe shumë tema specifike me ç’rast pjesëmarrësit ishin të hapur dhe kontribuuan duke paraqitur opinione, eksperienca dhe shkëmbim idesh mbi këto tema.

foto galeria