BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Ambasada amerikane përkrah Kolegjin ILIRIA në zhvillimin e kapaciteteve të revistës shkencore ILIRIA International Review

Ambasada amerikane përkrah Kolegjin ILIRIA në zhvillimin e kapaciteteve të revistës shkencore ILIRIA International Review

Ambasada Amerikane në Prishtinë, departamenti për Çështje Publike brenda programit garues “Programit i Granteve Mbështetëse Universitare”, ka përzgjedhur Kolegjin ILIRIA për ta mbështetur financiarisht në implementimin e projektit “Rritja dhe zhvillimi i kapaciteteve të ILIRIA International Review”. 

Programi i Granteve Mbështetëse Universitare është një projekt me karakter garues i Ambasadës Amerikane përmes së cilës ofrohen grante për universitetet dhe institucionet e ndërlidhura në mënyrë që ata të ngrisin zhvillimin e kurrikulës, kërkimit shkencor dhe resurseve bibliotekare si dhe ekspertizën profesionale. 

Këto grante u ndihmojnë universiteteve të ndërtojnë lidhje me institucione Amerikane në mënyrë që të inkurajojnë zhvillimin e planifikimit të programit të tyre dhe rishikimin e kurrikulave. 

Projekti i Kolegjit ILIRIA i përzgjedhur për tu financuar në realizimin e tij parasheh të vlerësoj revistën shkencore ndërkombëtare të Kolegjit ILIRIA “ILIRIA International Review”, administrimin e një punëtorie për stafin menaxhues të saj me një kurrikulë të përshtatur dhe një punëtori për autorët e saj. Këto punëtori sipas projektit, do të realizohen nga ekspertë eminent të fushës të cilët do të udhëtojnë nga SHBA-ja, për të rritur kapacitetin funksional të stafit dhe autorëve të revistës, paralel me standardet bashkëkohore të punës shkencore në revista ndërkombëtare. Gjithashtu, ky projekt parasheh edhe përgatitjen e standardeve, materialeve, rregulloreve dhe udhëzuesve bashkëkohorë për funksionimin sipas praktikave bashkëkohore ndërkombëtare të botimit shkencor.