BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së VII-të të studentëve të Kolegjit ILIRIA

Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së VII-të të studentëve të Kolegjit ILIRIA

Kolegji ILIRIA në një atmosferë impozante ceremoniale, me pjesëmarrje të gjërë të studentëve, familjarëve të studentëve, miqëve dhe të dashurve të tyre, si dhe shumë mysafirëve të nderit nga institucione të ndryshme, promovoi gjeneratën e shtatë të studentëve të tij.

Në ceremoninë solemne të promovimit të gjeneratës së shtatë të studentëve të Kolegjit ILIRIA u fol për suksesin dhe arritjet e studentëve dhe të Kolegjit ILIRIA. Cilësia e mësimdhënies, profesorët eminent vendor dhe të jashtëm, bashkëpunimet me institucione të ndryshme vendore e ndërkombëtare, projktet e ndryshme të përbashkëta, organizimet e shumta shkencore-arsimore, vizitat dhe pjesëmarrjet në evente të ndryshme, revista shkencore me impakt faktor u përmendën si indikatorët më të fuqishëm të cilësisë dhe arritjeve të përbashkëta të Kolegjit ILIRIA dhe studentëve të tij.

Më tutje, në fjalën e rastit, si i ftuar i nderit brenda panelit ceremonial në këtë ngjarje të rëndësishme Ministri aktual i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve z. Memli Krasniqi shprehu urimet e tij të veçanta për apsolventët, Kolegjin ILIRIA dhe profesorët e tij për punen e madhe dhe cilësore në përgatitjen e edhe një gjenerate të suksesshme. Më tej ai theksoi se gjithqka ne sot kemi, është një produkt i mendjeve të ndritura që kanë punuar, studiuar e prodhuar tërë jetën. Këtë duhet ta bejmë secili prej nesh. Në fund ai iu drejtua studentëve me një thënie nga Steve Jobs, i cili po ashtu në një ceremoni të ngjashme iu kishte bërë thirrje të pranishmëve që ata “gjithnjë të jenë të uritur dhe kureshtarë për dije”.

Diplomati i shquar shqiptar Dr. Lisen Bashkurti, në fjalën e tij në këtë ceremoni theksoi se Kolegji ILIRIA po krijon kapacitete për punë, për biznes dhe për zhvillim të përgjithshëm të vendit. Ai iu drejtua studentëve duke i ftuar që këto kapacitete të fituara, ata duhet ti shfrytëzojnë sa më parë.

Po ashtu, në fjalën e tij si i magjistruar në Kolegjin ILIRIA, presidenti aktual i Bordit të Drejtorëve të Odës Ekonomike Amerikane z. Erolld Belegu, foli mbi rëndësinë që studimet në këtë institucion kanë pasur për karrierën e tij profesionale si dhe i ka ftuar studentët që dijen e tyre ta vënë në funksion të zhvillimit të vendit.

Ndërkaq, Rektori i Kolegjit ILIRIA, Akademik Pajazit Nushi në fjalën e tij përshëndetëse të rastit, studentëve dhe të pranishmëve ua përcolli fjalët më të mira dhe ngazëllimin mbi sukseset dhe perspektivën pozitive që ai sheh tek kjo gjeneratë. Ai më tej bëri thirrje motivuese, që mundin e tyre dhe njohuritë e marra ata ti vënë në funksion të nevojës urgjente për zhvillim progresiv të vendit dhe rajonit.

Presidenti i Kolegjit ILIRIA, Prof. Dr. Mixhait Reçi, në fjalën e tij përshëndetëse për studentët dhe të pranishmit e tjerë, theksoi që ndjehet tejet i kënaqur mbi suksesin dhe arritjet e studentëve nga kjo gjeneratë dhe u bëri thirrje atyre që këtë dije ta avancojnë dhe aplikojnë në të mirë të gjithmbarshme zhvillimit të vendit.

Në fjalimet e tyre për studimet e tyre tri vjeçare, disa nga studentët e gjeneratës, u shprehën të jenë ndjerë shumë të plotësuar, të kenë bërë angazhim intenziv, të kenë bashkëpunuar, të kenë mësuar, të kenë krijuar rrjet bashkëpunimi, të jenë zhvilluar dhe transformuar, të kenë investuar dhe të jenë jenë inkurajuar për më tepër, për një të ardhme të ndritur dhe të suksesshme.

Eventi u përcoll edhe me pikë muzikore,  si dhe me hedhje të kapelave të uniformës solemne studentore.


foto galeria