BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Kolegji organizoi trajnimin për stafin menaxhues të ILIRIA International Review: “Avancimi i njohurive bashkëkohore dhe praktikave të menaxhimit të një reviste shkencore”

Kolegji organizoi trajnimin për stafin menaxhues të ILIRIA International Review: “Avancimi i njohurive bashkëkohore dhe praktikave të menaxhimit të një reviste shkencore”

Brenda projektit të Kolegjit ILIRIA, mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë: “Rritja dhe Zhvillimi i Kapaciteteve të ILIRIA International Review” u organizua trajnimi për ngritjen e kapaciteteve të stafit menaxhues të ILIRIA International Review si pjesë e fazës së parë të implementimit të projektit.

Ky trajnimi i titulluar “Avancimi i njohurive bashkëkohore dhe praktikave të menaxhimit të një reviste shkencore” u udhëhoq nga expertja Amerikane J.D. Nancy McCaslin dhe pati për qëllim identifikimin e situatës ekzistuese të sistemit të mbarëvajtjes në menaxhimin e revistës shkencore të Kolegjit ILIRIA- ILIRIA International Review, si e vetmja revistë shkencore në Kosovë dhe ndër të paktat në rajon me indeksim ndërkombëtar dhe identifikimin e nevojave për avancim të sistemit të saj funksionues paralel me parametrat ndërkombëtar të botimit shkencor.

Ky trajnim u ofrua për stafin menaxhues të ILIRIA International Review: kryeredaktorit, koordinatorëve dhe zyrtarëve dhe përmbajti ligjërata, udhëzime, diskutime, sqarime në një numër tematikash me të cilat puna e menaxhmentit të revistës përkon. Qëllimi i këtij trajnimi ishte identifikimi i kërkesave për avancimin të njohurive dhe praktikave ekzistuese të stafit menaxhues të revistës, në nivelin sa më të lartë të mundshëm, konform me standardet ndërkombëtare të menaxhimit të një reviste shkencore.

Në fund të trajnimit, stafi menaxhues i IIR u pajis me certifikata të cilat dëshmojnë pjesëmarrjen e tyre interaktive dhe zgjerimin e njohurive të tyre për procedurat standarde të menaxhimit të botimit kualitativ shkencor.

Nga ky aktivitet, stafi menaxhues i ILIRIA International Review, në bashkëpunim të ngushtë me ekspertë nga SHBA-ja, do të hartojë manualet, udhëzuesit, politikat menaxhuese afatgjate, strategjinë dhe format standarde të revistës shkencore, konform standardeve ndërkombëtare të punës në një revistë shkencore.


foto galeria