BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Kolegji organizoi trajnimin për Bordin Recensues të ILIRIA International Review:  “Avancimi i njohurive bashkëkohore dhe praktikave të recensimit shkencor”

Kolegji organizoi trajnimin për Bordin Recensues të ILIRIA International Review: “Avancimi i njohurive bashkëkohore dhe praktikave të recensimit shkencor”

Brenda projektit të Kolegjit ILIRIA, mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë: “Rritja dhe Zhvillimi i Kapaciteteve të ILIRIA International Review” u organizua workshopi për ngritjen e kapaciteteve të bordit të recensentëve të ILIRIA International Review si pjesë e fazës së parë të implementimit të projektit.

Ky trajnim i titulluar “Avancimi i njohurive bashkëkohore dhe praktikave të recensimit shkencor” u udhëhoq nga expertja Amerikane J.D. Nancy McCaslin dhe pati për qëllim identifikimin e situatës ekzistuese të sistemit të funksionimit në procesin e recensimit të punimeve brenda revistës shkencore të Kolegjit ILIRIA-ILIRIA International Review.

Trajnimi u dedikua për bordin e recensentëve të ILIRIA International Review nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi, etj. Recensentët në këtë aktivitet, përmes diskutimeve interaktive dhe debateve mes vete dhe me eksperten Amerikane kanë prezantuar metodologjinë aktuale të punës së tyre në rishikimin e punimeve të revistës. Në këtë mënyrë ata së bashku kanë identifikuar edhe nevojat për avancim të sistemit funksionues të praktikave të procesit të recensimit. Përderisa J.D. Nancy McCaslin ua prezantoi atyre njohuritë e avancuara dhe praktikat e fundit ndërkombëtare mbi temat e ndërlidhura me: Procedurat standarde ndërkombëtare të vlerësimit të një punimi shkencor, Kriteret/standardet ndërkombëtare të vlerësimit, Rishikimi i një punimi, Rishikimi i punimeve sipas tematikës, Formave standarde dhe udhëzuesve për recensim, etj.

Në fund të trajnimit, recensentët u pajisën me certifikata të cilat dëshmojnë pjesëmarrjen e tyre interaktive dhe rritjen e njohurive të tyre për procedurat standarde të recenzimit të botimit kualitativ shkencor.

Nga ky trajnim, stafi recensues i ILIRIA International Review, në bashkëpunim të ngushtë me ekspertë nga SHBA-ja do të hartojnë manualet, udhëzuesit dhe format standarde për recensim të punimeve të revistës shkencore, paralel me standardet ndërkombëtare shkencore.


foto galeria