BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Në Kolegjin ILIRIA u mbajt trajnimi: “User-Friendly and Responsive Web-Application” nga Prof. Jaana Holvikivi nga Helsinki Metropolia University of Applied Sciences

Në Kolegjin ILIRIA u mbajt trajnimi: “User-Friendly and Responsive Web-Application” nga Prof. Jaana Holvikivi nga Helsinki Metropolia University of Applied Sciences

Në kuadër të programit të profesorëve në vizitë, në Kolegjin ILIRIA u zhvillua trajnimi “User Friendly and Responsive Web-Application” nga Profesoreshë DSc. Jaana Holvikivi, Helsinki Metropolia University of Applied Sciences nga Finlanda, me asistencë nga Ligjëruesi në fushën e IT nga Kolegji ILIRIA, MSc. Labinot Hasani.

Qëllimi i trajnimit ishte aftësimi i studentëve, në aspektin teorik dhe më tepër praktik në zhvillimin dhe dizajnimin e Uebsajteve lehtësisht të përdorshme dhe Ueb Aplikacioneve, përmes përdorimit të veglave sikurse HTML dhe CSS.

Studentët nga ky trajnim u aftësuan të zhvillojnë dhe dizajnojnë web-sajte dhe aplikacione sipas nevojave të caktuara, duke konsideruar lehtësinë e përdorimit, qartësinë dhe kreativitetin. Ky trajnim do të ju jap mundësinë studentëve që ata të ngrisin kapacitetet e tyre për transformim të dijes në punë praktike, dhe të rrisin mundësinë për përfshirje në tregun e punës.
Nga ky trajnim, u certifikuan 48 studentë.

foto galeria