BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Pjesëmarrja e Kolegjit ILIRIA në Panairin e Punës 2014

Pjesëmarrja e Kolegjit ILIRIA në Panairin e Punës 2014

Panairi i Punës i njëmbëdhjeti me radhë, i mbajtur me datë 22 dhe 23 prill 2014, dhe i organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në bashkëpunim me kompanin The HeadHunter, tregoi edhe njëher se sektori privat është punëdhënsi më i madh në Kosovë, me 66% të punësuar. Këto përfundime dolën në bazë të një studimi të organizuar nga kompania The HeadHunter mbi Punësimin dhe Mirëqenien në Evropën Juglindore.   
                                
Kjo përqindje e lartë e të punësuarve në sektorin privat, u dëshmua edhe nga interesimi i madh i kompanive pjesëmarrëse në këtë panair që në bizneset e tyre të angazhojnë studentë të profileve të ndryshme, qëllim të cilin e kishte ky panair.
Në mesin e shumë kompanive serioze të cilat ishin pjesë e panairit ishte edhe Kolegji ILIRIA, Radio Plus dhe NextTelevision, ku këto dy të fundit janë pjesë e Kolegjit ILIRIA.

Interesim i madh i studentëve por edhe punëkërkuesve të tjerë, ishte për te tria këto kompani, për të gjitha pozitat e ofruara, e veqanërisht ky interesim u pa të jetë edhe më i lartë kundrejt Kolegjit ILIRIA. Aplikues të shumtë shfaqën dëshirën të jenë pjesë e stafit të këtij Kolegji. Kjo edhe njëher dëshmon se Kolegji ILIRIA, vazhdon të mbetet institucioni më serioz i arsimit të lartë privat në vend.                                                                                                                            

Ky panair ishte një mundësi e mirë për studentët që të vënë kontakte me përfaqësues të bizneseve të ndryshme në Kosovë. Pjesë e këtij përfitimi ishin edhe studentë të shumtë të Kolegjit ILIRIA. Në mbyllje të këtij panairi përfaqësues të Odës Ekonomike Amerikane, theksuan se do të vazhdojnë traditën e organizimeve të tilla, me qëllim që të rinjëve tu ofrohen sa më shumë mundësi punësimi.

foto galeria