BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Kolegji ILIRIA dhe FES organizuan Konferencën Ndërkombëtare “15 Vite të Paqe-Ndërtimit Në Kosovë – Mësimet e Nxjerra për Rajonin”

Kolegji ILIRIA dhe FES organizuan Konferencën Ndërkombëtare “15 Vite të Paqe-Ndërtimit Në Kosovë – Mësimet e Nxjerra për Rajonin”

Më 13, 14 dhe 15 Qershor 2014, në Prishtinë, zhvilloi punimet konferenca ndërkombëtare “15 Vite të Paqe-ndërtimit në Kosovë - Mësimet e Nxjerra për Rajonin”, nën organizimin e Kolegjit ILIRIA dhe Friedrich Ebert Stiftung. Konferenca u mbajt me rastin e jubileut të rëndësishëm të 15 vjetorit të ndërhyrjes  ndërkombëtare në Kosovë, që kishte për qëllim arritjen e paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon.

Kjo konferencë në panelin e saj mblodhi figura të spikatura të cilët përcollën dhe ndihmuan paqe-ndërtimin dhe rimëkëmbjen e Kosovës, sikurse ish komandanti i KFOR-it, Gjeneral i NATO-s z. Klaus Reinhardt,  politikologu i mirënjohur dhe tani udhëheqës i Klubit për Politikë të Jashtme z. Veton Surroi; përfaqësues të jashtëm në Kosovë z. Mathias Kiessler – zv. Ambasador Gjerman në Kosovë, z. Wulf Lapins – Drejtor i FES, zyra në Prishtinë; akademikë ndërkombëtar të mirënjohur sikurse Prof. Michael Pugh – Profesor Emeritus i studimeve të paqes dhe konflikteve nga Universiteti i Bradfordit (Angli), Prof. Dr. Matthias K. Scheer LLM – njohës i dëshmuar i fushës juridike nga Universiteti i Harvardit; z. Jordan Plevnesh- themelues dhe rektor i Universitetit ESRA Paris-Shkup-Nju Jork dhe shumë studiues, akademikë e hulumtues të cilat adresuan nga perspektiva të ndryshme çështje dhe problematika ndërlidhur me temën e konferencës.

Prezantimet e kësaj konference ofruan të dhëna mbi rrugën e bërë, sfidat e kaluara dhe aktuale të Kosovës në aspektin e sigurisë, paqes, aspektin ligjor, ekonomik, politik, shoqëror, institucional, etj., Konkluzionet dhe rekomandimet  e nxjerra nga kjo konferencë, do të publikohen dhe do të i ofrohen institucioneve shtetërore, hulumtuese dhe akademike të Kosovës si dhe vendeve të tjera si material referues.

Për më shumë kliko këtu