BallinaProgramet Apliko OnlineKontakti
 
  
Gjendeni këtu: Lajme
 
 
Në Kolegjin ILIRIA organizohet Universiteti Veror LUM Jean Monnet - ILIRIA

Në Kolegjin ILIRIA organizohet Universiteti Veror LUM Jean Monnet - ILIRIA

Kolegji ILIRIA në bashkëpunim me Università LUM Jean Monnet (Bari, Itali) organizuan në Kolegjin ILIRIA Shkollën Verore LUM Jean Monnet-ILIRIA, nga 13-19 Korrik, 2014. Programi i kësaj shkolle përfshinte tematika rreth Fondacioneve Ligjore dhe Ekonomike të Bashkimit Evropian, me fokus në: Principet Kushtetuese, Politikat Kushtëzuese, Unionin Monetar dhe Proceset Integruese të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Programi i kësaj shkolle drejtohej nga Prof. Dr. Antonello Tarzia-Profesor i Të Drejtës Kushtetuese Krahasuese në LUM dhe Profesor i Të Drejtës Kushtetuese dhe Rregullorja në Ekonomi në Università La Bocconi (Milano, Itali), me ligjërues Prof. Dr. Rita Ciccone- Profesoreshë e Të Drejtës Ndërkombëtare dhe Dr. Francesco Alicino- Hulumtues i Sistemeve Ligjore dhe Religjioneve nga Università Jean Monnet, si dhe profesorë nga Kolegji ILIRIA. Studentët arritën që të marrin njohuri teorike, të mësojnë raste praktike rreth tematikave të cilat kjo shkollë trajtonte. 

Përveç kësaj, studentët nga kjo shkollë zgjeruan rrjetin e tyre profesional ndërkombëtar si dhe pranuan certifikatë nga Kolegji ILIRIA dhe Università Jean Monnet si dhe morën Kredi të transferueshme ECTS. Për më shumë rreth Shkollës Verore kliko këtu